E Diel, 1 Nëntor 2026

LIGJI ANTIMAFIA SI "KUTIA E PANDORES"

Vazhdimësia e ekzistencës së një shoqërie të lirë dhe demokratike varet në njohjen e koncepteve, mbi të cilat është bazuar drejtësia, mbi ligjin e së drejtës që mbështetet në respektimin dhe dinjitetin e individëve dhe në kapacitetin e tyre. Vetëm një ligj i cili mbështetet mbi këto parime e bën drejtësinë të mundshme, pasi vetëm një ligj i tillë mbron dinjitetin e qytetarëve, u siguron atyre respekt dhe mbrojtje. Pa të, të drejtat individuale bëhen objekt i një pushteti të pakufi zuar, humbasin dinjitetin dhe bashkë me të edhe respektin për të drejtën.
Me shumë vëmendje kohët e fundit, kam ndjekur diskutimin që po zhvillohet në media, por edhe në rrethet juridike në lidhje me projektin për ndryshimin e ligjit "Antimafi e", dhe si profesionist dua të shpreh opinionin tim në lidhje me antikushtetueshmërinë dhe defektet serioze që përmban ai.
Ky projektligj, i cili shpesh proklamohet si një hap mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, përbën në fakt një rrezik serioz të demokracisë, pasi karakterizohet nga shkelje fl agrante të parimeve bazë kushtetuese, duke fi lluar nga ato të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, e deri në parimin e ligjshmërisë dhe të kushtetueshmërisë, parime që qëndrojnë në themel të çdo sistemi demokratik të së drejtës. Madje nuk do të ishte aspak e tepruar nëse projektligjin në fjalë, do e konsideroja si një projektligj kampion në lidhje me shkeljet dhe parregullsitë.
Thjesht dhe vetëm, duke u nisur nga fakti tashmë i njohur nga të gjithë, dhe i bërë publik në mediat e shkruara, se projektligji në fjalë synon të sjellë ndryshime në ligjin aktual, me qëllim anashkalimin e Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, do të ishte një arsye e mjaftueshme, që ky projektligj të mos votohej nga Kuvendi, pasi ai do të cenonte rëndë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.
Unifikimi i praktikës nga ana e Gjykatës së Lartë, ka një rëndësi të madhe për drejtësinë, pasi ajo jo vetëm që zgjidh një rast konkret, por duke interpretuar parimet e së drejtës kthehet në precedent, duke diktuar kështu të njëjtën mënyrë zgjedhjeje për konfl iktet e ngjashme. Vendimet e Gjykatës së Lartë dhe aq më tepër Vendimet Unifi kuese të kësaj gjykate janë një formë e ushtrimit të pushtetit gjyqësor, dhe çdo përpjekje për të shmangur zbatueshmërinë e këtyre vendimeve, aq më tepër kur këto përpjekje bëhen nga Pushteti ekzekutiv apo ai Legjislativ, janë një shkelje fl agrante e parimit të ndarjes dhe respektimit të pushteteve, parim i cili është baza e demokracisë së një vendi.
Në vendimin Unifi kues të Gjykatës së Lartë, kufi zohej zbatimi i ligjit "Antimafi e", vetëm në rastet e ekzistencës të një "dyshimi të arsyeshëm" se personi ndaj të cilit do të shtrinte veprimin ky ligj, të kishte kryer një nga veprat penale të parashikuara në nenin 3 të ligjit, apo me vërtetimin e fajësisë së tij për kryerjen e këtyre veprave penale.
Parimi i dyshimit të arsyeshëm, është një nga parimet që qëndron në bazë të procesit të rregullt ligjor, dhe sanksionohet jo vetëm në përmbajtjen e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, por edhe në nenin 42 Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në të cilën parashikohet se liria, prona dhe të drejtat e njohura në Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor.
Në parashikimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe në praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, një proces nuk mund të jetë i rregullt nëse ai fi llon pa pasur një "dyshim të arsyeshëm".
Ka qenë pikërisht respektimi i këtij parimi ai që ka ndikuar në unifi kimin e praktikës gjyqësore nga ana e Gjykatës së Lartë, duke krijuar kësisoj një precedent që synon të respektojë procesin e rregullt ligjor. Për ironi, hartuesit e projektligjit proklamojnë se në hartimin e tij janë asistuar nga specialistë anglezë, pra të një vendi që e ka ngritur sistemin e vet ligjor mbi precedentin, por që në këtë rast ndoshta pa dashje po ndihmon në shkatërrimin e vlerave të tij.
Ndryshimet që synohen t‘i bëhen ligjit të ri, shmangin parimin e "dyshimit të arsyeshëm", dhe për pasojë deformojnë objektin dhe qëllimin e ligjit ekzistues, pasi bëjnë subjekt të këtij ligji jo vetëm personat për të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm se kanë kryer një vepër penale, por çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë i cili ka një standard të pajustifi kuar jetese.
Nocioni i "standardit të pajustifi kuar të jetesës" që parashikohet në nenin 3/dh të projektligjit, jo vetëm që e bën gjithëpërfshirëse fushën zbatimit të ligjit, duke ndryshuar kësisoj thelbësisht qëllimin e ligjit, i cili në momentin e hartimit ka qenë "parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar", por njëkohësisht krijon hapësira të pakufi zuara për arbitraritet dhe cenim të të drejtave individuale të qytetarëve.
E thënë më shkoqur, në këndvështrimin e projektligjit, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që ka një "standard jetese", i cili nuk justifi kohet me të ardhurat e tij ekonomike, prezumohet se i ka realizuar të ardhurat e tij si pasojë e aktivitetit të tij, në organizatat kriminale, në organizata terroriste, ka kryer krime që kanë lidhje kryesisht me trafi qet apo me prostitucionin dhe në të gjitha rastet kur është e pamundur provueshmëria e burimit të këtyre të ardhurave, ato do të konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë dhe me një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda e cila në projektligj parashikohet si gjykata "kompetente" për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit. Çdo profesionist e ka të lehtë të identifi kojë deformimet skandaloze, që do të sillte miratimi i këtij projektligji, duke vënë seriozisht në rrezik gjithë sistemin e Drejtësisë Shqiptare, pasi jo vetëm shkel haptazi parimin e "prezumimit të pafajësisë", por në kundërshtim me të gjitha parashikimet e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale kalon detyrimin ligjor për të provuar burimin e të ardhurave, "barrën e provës", nga Organi i Prokurorisë te personi që hetohet, duke e kthyer kështu sistemin e drejtësisë penale nga një sistem akuzator në një sistem inkuizitor.
Një fakt i tillë vjen në kundërshtim të hapur me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, i cili sanksionon parimet bazë të procesit penal dhe në të cilin është përcaktuar natyra akuzatore e sistemit.
Miratimi i një projektligji "Antimafi e", që ngrihet mbi konceptin inkuzitor, do të sillte një konfl ikt mjaft të madh mes tij dhe Kodit e Procedurës Penale, pasi ndryshimet midis sistemit akuzator dhe atij inkuizitor janë ndryshime të natyrës konceptuale, çka do të thotë se mungesa e përputhshmërisë mes ligjit Antimafi e" dhe Kodit të Procedurës Penale do të jetë e një natyre parimore.
Për të përligjur kalimin e "barrës së provës" nga organi i akuzës te subjekti që hetohet dhe si rrjedhim për të shmangur përplasjen mes projektligjit dhe Kodit të Procedurës Penale, specialistët që janë marrë me hartimin e ligjit, kanë parashikuar një çudi akoma edhe më të madhe, e cila ia nënshtron zhvillimin e procesit rregullave të Kodit të Procedurës Civile, ndërkohë që gjykata kompetente për të shqyrtuar kërkesën e prokurorit për sekuestrimin apo konfiskimin e pasurisë është Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila në bazë të parashikimeve të projektligjit do të gjykojë kërkesën e prokurorisë me një gjyqtarë të vetëm.
Një parashikim i tillë, është jo vetëm një shkelje fl agrante e parimit kushtetues të ndarjes së juridiksioneve gjyqësore, por edhe një tjetër cenim i procesit të rregullt ligjor, pasi të gjitha kërkesat për sekuestrimin e pasurive do të gjykohen nga një gjykatë jo kompetente.
Në nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë sanksionohet domosdoshmëria e gjykimit nga një gjykatë kompetente si një kusht i domosdoshëm për një proces të rregullt ligjore. Gjykata për Krimet e Rënda nuk është gjykata kompetente për të gjykuar këto kërkesa dhe Kodi i Procedurës Civile nuk është ligji që mund të rregullojë procesin e këtij gjykimi dhe kjo për shkaqet të panumërta. Kështu në parashikimet e Ligjit Organik që rregullon organizimin dhe funksionimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, por edhe në Kodin e Procedurës Penale nuk parashikohet në kompetencat e saj gjykimi i veprave penale që kanë të bëjnë me korrupsion aktiv apo pasiv dhe aq më pak shqyrtimin e kërkesave civile me objekt sekuestrimin apo konfi skimin e pasurive, por thjesht me një kategori veprash penale, të parashikuara nominalisht, që për nga natyra e tyre konsiderohen si "krime të rënda" dhe që paraqesin një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë.
Nga ana tjetër, miratimi i këtij projektligji nuk do të mund t‘i jepte kësaj gjykate këto kompetenca, pasi ai është një ligj i thjeshtë, dhe jo një ligj me natyrë organik. Vetëm ligjet organike, të cilat siç parashikohet edhe në nenin 81 të Kushtetutës miratohen me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, shumicë të cilën mazhoranca qeverisëse nuk e ka, bëjnë organizimin dhe funksionimin e organeve kushtetuese siç është në rastin tonë Gjykata e Krimeve të Rënda.
Do të kishte mjaftuar ky fakt, për ta bërë të paaplikueshëm, në rast votimi të tij, projektligjin për "Antimafi en" ose për t‘i bërë vendimet gjyqësore që janë rezultat i aplikimit të këtij projektligji, absolutisht të pavlefshme si rrjedhojë e marrjes së tyre nga një gjykatë jokompetente.
Nga ana tjetër, është në kundërshtim të hapur më nenin 81 të Kushtetutës, por edhe një nonsens juridik parashikimi në projektligj, të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile si ligjin që do të rregullojë procedurën e gjykimit në këto raste, dhe kjo për faktin se një ligj që miratohet me shumicë të thjeshtë nuk mund të parashikojë mënyrën e organizimit dhe as të funksionimit, dhe për pasojë ligjin e aplikueshëm të një organi kushtetues. Një tjetër arsye pse Kodi i Procedurës Civile nuk mund të rregullojë procedurën e gjykimit në rrethanat të cilat parashikon projektligji, ka të bëjë me faktin se edhe pse gjykimi i ligjshmërisë së kërkesës në lidhje me sekuestron apo konfi skimin e pasurisë sipas parashikimeve të projektligjit, përpiqet të paraqitet si një gjykim civil, ai nuk mund të jetë i tillë dhe kjo për faktin se në përfundim të këtij gjykimi, sanksioni që do të marrë gjykata ka karakter penal, ndërkohë që Kodi i Procedurës Civile nuk parashikon dhe nuk mund të parashikojë sanksione penale.
Veç të tjerash, gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të ishte i paligjshëm edhe për faktin se Kodi i Procedurës Civile, i cili parashikon mjaft qartë rastet se kur prokurori mund të jetë pjesë e një procesi civil dhe kërkesat, të cilat ai mund t‘ia drejtojë gjykatës, nuk e legjitimon prokurorin për të paraqitur një kërkesë të tillë që ka si objekt sekuestrimin apo konfi skimin e pasurive. Është absurditet qoftë edhe mendimi se mund të ndryshohen dispozitat e Kodit të Procedurës Civile me një ligj që miratohet me një shumicë të thjeshtë.Projektligji është treguar mjaft bujar edhe me policinë, e cila siç parashikohet në nenin 5 mund të hetojë në lidhje me mjetet fi nanciare, pasuritë, veprimtarinë ekonomike, madje edhe në lidhje me mënyrën e jetesës së kujtdo qytetari që ka një standard jetese të pajustifi kuar, edhe në rastet kur nuk ka fi lluar ende asnjë procedim penal. Në këtë rast iniciativa për të fi lluar hetimin, jo vetëm që është në kompetencë të plotë të policisë, por ajo mund të justifi kohet vetëm mbi një gjykim krejt subjektiv për ekzistencën e një standardi të pajustifi kuar, duke krijuar në këtë mënyrë vend për arbitraritet dhe abuzivitet nga ana e policisë dhe duke rrezikuar ta kthejë qytetarin në viktimë të një hetimi të pakontrolluar policesk.
Një bujari kaq e tepruar në lidhje më të drejtat që i njihen organit të policisë, por edhe prokurorisë, të cilat sipas projektligjit, edhe pse në mungesë të një procedimi penal do të kishin të drejtën të hetonin deri në lidhje me mënyrën e jetesës së secilit prej nesh do ta bënin pothuaj inekzistente të drejtën e privacisë, duke shënuar në këtë mënyrë një tjetër rekord nga ana e projektligjit në thyerjen e parimeve dhe të drejtave themelore të sanksionuara në Kushtetutë.
Në një këndvështrim më të përgjithshëm, më rezulton se me miratimin e këtij projektligji po synohet, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, krijimi i një gjykate të jashtëzakonshme, ose e thënë ndryshe shndërrimi i Gjykatës për Krimet e Rënda në një gjykatë të jashtëzakonshme, fakt i cili bie ndesh në mënyrë fl agrante me nenin 135 të Kushtetutës, në të cilën në mënyrë kategorike ndalohet në çdo rast krijimi i gjykatave të tilla duke i konsideruar ato si një rrezik serioz për drejtësinë.Në këtë rast e jashtëzakonshmja konsiston në tendencën që ka projektligji për të tejkaluar në mënyrë të kundërligjshme kompetencat ligjore që ka Policia, Prokuroria dhe Gjykata për Krimet e Rënda, me qëllim që të realizojnë një proces tërësisht të kundërligjshëm, që synon kontrollin e pakufi zueshëm mbi të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët, mbi të gjitha në mënyrë indirekte etiketohen edhe si anëtarë organizatash kriminale dhe terroriste.
Projektligji synon të krijojë një gjykatë që do të ligjërojë pikërisht një proces të tërë të ngritur mbi shkeljen e parimeve bazë kushtetuese dhe të të drejtave themelore të qytetarëve, duke e fi nalizuar këto shkelje me cenimin e së drejtës së pronësisë në kushtet e mungesës së një procesi të rregullt ligjor.Pra nëse Kuvendi, nuk do të reflektojë mbi paligjshmërinë dhe antikushtetueshmërinë me të cilën është mbrujtur ky projektligj, por do ta votojë atë, atëherë nuk ka dyshim se e gjithë drejtësia shqiptare do të bëjë një hap gjigant mbrapa, dhe se demokracia në vend do të jetë e rrezikuar. Ndërsa ngrehina e drejtësisë do të pësojë një tjetër goditje, qytetarët shqiptarë do të ndiejnë trysninë e hetimit policor, i cili tej çdo koncepti demokratik do t‘i bëjë subjekt të hetimit deri në brezin e tretë, (neni 3.1 i projektligjit).
Të drejtat dhe liritë tona do të jenë të rrezikuara nga një proces që, do të fillohet në tejkalim flagrant të kompetencave nga organi i policisë, do të vazhdohet me një proces civil të iniciuar me kërkesë të organit të palegjitimuar të prokurorisë dhe në fund, edhe pse do të jetë proces civil, do të fi nalizohet me një vendim penal të një gjykatë penale që nuk ka kompetencën dhe legjitimitetin për ta gjykuar këtë çështje. Është e pabesueshme po të mendohet gjithë parregullsia që mund të shkaktojë miratimi i këtij projektligji, i cili rrezikon ta kthejë organin e Prokurorisë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda në organe hermafrodite të drejtësisë.
Sa më shumë përpiqem të kuptojë vullnetin juridik që synon të përçojë ky projektligj aq më të vështirë e kam të gjej diçka të ligjshme tek ai. Edhe pse projektligj "Antimafi e" trumbetohet si një hap i rëndësishëm në reformën ligjore dhe në luftën kundër krimit të organizuar, nuk ka dyshim se ai është një shkelje e hapur e parimeve të kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë, të cilat kanë në thelb të tyre pajtueshmërinë me Kushtetutën e të gjitha akteve normative dhe ngritjen e rendit juridik mbi hierarkinë e akteve të përgjithshme juridike dhe në pajtueshmërinë midis tyre. Padyshim që reforma në drejtësi është një domosdoshmëri dhe një detyrim moral dhe politik për të gjithë klasën politike dhe intelektuale në vend, por duhet kuptuar se reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar nuk mund të bëhet duke shkelur parimet bazë që kanë të bëjnë me ndarjen dhe balancimin e pushteteve, me shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, apo me mosrespektimin e hierarkisë të akteve të përgjithshme juridike.
Është e qartë se asgjë të ligjshme nuk ka ky projektligj, dhe kur mendoj se unë vetëm sa kam prekur një pjesë të vogël të parregullsive të tij ai më duket i ngjashëm me mitin famëkeq të "Kutisë së Pandorës". Miti thotë se Pandora e hapi kutinë nga kureshtja, dhe prej saj dolën një nga një gjithë të këqijat, dhe bota u bë një vend ku mbizotëroi e pamëshirshmja dhe kaosi. Ashtu si Kutia e Pandorës që ishte e mbushur me gjithë të këqijat e botës, ky projektligj është mbushur me të gjitha parregullsitë dhe paligjshmëritë e mundshme. Miratimi i këtij projektligji jo vetëm që do të sillte kaos në sistemin juridik, por gjithashtu ai është një ogur i keq që na tregon se me të tillë projektligje dhe me të tilla reforma, ditë aspak të mira pritet të vijnë për drejtësinë shqiptare.

*Kryetar i Dhomës së Avokatëve Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›