Furtunë, ndryshohen krerët e policisë në gjithë vendin
Drejtori i përgjithshëm i sapoemëruar, Hysni Burgaj, ka ndërruar pothuajse gjithë drejtorët e policive në qarqe, por nuk ka lënë pa prekur edhe drejtoritë më të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Të pandryshuar kanë mbetur vetëm krerët e drejtorive të policisë në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Ndryshimet kanë prekur edhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të policisë, por pa u ndryshuar gradën, veçse pozicionet. Gjithashtu është emëruar dhe personi për vendin vakant të lënë nga Hysni Burgaj. Ndryshime të tjera ka pasur edhe në Akademinë e Policisë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, vendin e lënë bosh nga Burgaj e merr Rasim Borishi. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit deklaruan se Rasim Borishi, nga zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, është emëruar në të njëjtin post, por për Shërbimet Mbështetëse. Ndërkaq, vendin e Borishit e ka zënë Hamdi Fjore, i cili deri dje mbante postin e drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale. Ndërsa në këtë post, pra drejtor i FLO-së, ka kaluar Shemsi Premçi, duke lënë postin e drejtorit të Policisë së Fierit. Ndërsa në Fier është transferuar Mërgim Hoxha, që ka zëvendësuar Premçin. Hoxha, deri dje mbante postin e drejtorit të Policisë së Lezhës, që ia ka lënë vendin Muharrem Furrikut. Ky i fundit ka qenë drejtor i Policisë së Kukësit. Ndërsa Ali Elezi, nga drejtor i Policisë së Dibrës, është emëruar drejtor i Policisë së Kukësit. Ndërsa për Drejtorinë e Policisë së Dibrës, policia konfirmoi se vendi është ende vakant. Gjithashtu ndryshime ka pasur në krerët e Policisë së Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Korçës. Po ashtu, dy prej drejtuesve të këtyre policive, pikërisht Vehbi Bushati dhe Arben Hyseni, janë ende në pritje.
Veç këtyre posteve, ndryshime ka pasur edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kështu, Nazmi Kotarja, nga drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike, është emëruar drejtor i Qendrës së Formimit Policor (ish-Akademia e Rendit). Ai ka bërë një rokadë me Muhamet Rrumbullakun, i cili është emëruar drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike. Gjithashtu, një tjetër rokadë është bërë mes Edmond Rizait, i cili mbante postin e këshilltarit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Arjan Muçës, i cili është emëruar në këtë post. Ndërsa Rizai është emëruar drejtor i Krimit të Organizuar, që mbahej prej Muçës. Veç këtyre ndryshimeve, burimet policore shpjeguan se do të ketë edhe të tjera. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit konfirmoi mbrëmë se këto lëvizje bëhen në kuadër të përmirësimit të punës nga strukturat e Policisë së Shtetit.