Inter spektakolar në fund, Barcelona ngrin në Kazan
Mes Dinamos së Kievit dhe Interit në Ukrainë luhet më shumë një ndeshje fizike, e këndshme nga pikëpamja e grintës sportive. Por vendasit janë më agresivë dhe japin maksimumin. Goli nuk vonon. Vendos i zakonshmi Shevçenko, i cili fikson avantazhin 1-0 për ukrainasit me golin e 18-të në portën e Interit në gjithë karrierën e tij. Një gjuajtje me të majtën nga hyrja e zonës, që devijohet paksa nga Kambiaso, e cila përfundon mbi duart e Julio Çezar drejt e në rrjetë. Interi provon të reagojë, por nuk ka krijuar raste: shansi më i mirë ishte për Militon, që pas një kombinimi me Eto‘o, nuk ka mundur të shënojë nga një pozicion i mirë. Në të dytën zikaltrit kërcënojnë portën kundërshtare me anë të Eto‘o dhe Militos. Dinamo pret kundërshtarin, por nuk harron të niset shpejt në kundërsulme, megjithatë nuk krijon raste të mira. Minutat e fundit të ndeshjes rezultojnë fatale për Dinamon. Interi brenda 3 minutash gjen dy gola: me Milition 86‘ dhe me Shnajder 89‘ (pas një gafe të portierit të ukrainasve, Bogush). Barcelona ngrin në Kazan. Rubin i rrëmben një barazim 0-0. Rusët pasi fituan në Kamp Nou, nuk dorëzohen në shtëpi. Por nuk vjedhin asgjë. Sepse pas një pjese të parë blaugrana, në të dytën ata që ndiejnë ethet më të forta (dhe jo vetëm nga temperatura -3 në Kazan) janë spanjollët dhe portieri i tyre Valdez. Vendasit në 45 minutat e para kanë qenë të detyruar të luajnë me 9 lojtarë prapa, por i besojnë kundërsulmit dhe talentit të Dominguez. Ibra e Mesi dështojnë në tentativat e vazhdueshme për të çarë mbrojtjen e kundërshtarit, por tregon shpirt të madh sakrifice. Në të dytën Barcelona nuk ka variante loje. Qarkullon mirë topin, gati gjithmonë efikase, por kundër skuadrave fizike që mbyllen shpejt mbrapa, del në pah problemi i shënimit të golit. Rastet janë të pakta. Ndërsa Rubin merr kurajë dhe krijon disa raste të mira për shënim me Dominguez, por Valdez nuk lejon. Mbyllet 0-0, me një Rubin që nuk vuan shumë për të marrë pikën që donte dhe qëndron më shumë se kurrë në luftën për vendin e dytë. Liverpuli nuk shkon më tej se një barazim 1-1 në Francë ndaj Lionit dhe shikon t‘i zbehen shpresat për kualifikim. Pas një ndeshjeje shumë luftarake, duhej të prisnim minutën e 83 për të parë golin e Babel, qa u ka dhuruar "Red"-save avantazhin. Por 8 minuta më vonë, në shtesë, Lopez barazon gjithçka. Fitojnë me goeladë Fiorentina dhe Arsenali.