LISTA/ Publikohen emrat e 6 femrave që do të jenë në Kryesinë e PS

Ka përfunduar numërimi i votave për 6 anëtarët e para të kryesisë së PS. Mësohet se ata janë: Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli. Listës së grave në Kryesinë e PS-së do t’i shtohet Lindita Nikolla, e cila hyn automatikisht në këtë forum, për shkak se është kryetare e Parlamentit. Ndërkohë që më e votuara është ministrja Belinda Balluku. Ndërsa mbesin jashtë Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhambulla. Për listën e grave kandidaturat për 6 vende ishin 10 kandidatura:
-Ogerta Manastirliu
-Belinda Balluku
-Olta Xhacka
-Ermonela Felaj
-Evish Kushi
-Milva Ekonomi
-Mimi Kodheli
-Klotilda Ferhati
-Blerina Gjylameti
-Almira Xhembulla