Qeveria “Rama 3″ vetëm me 5 meshkuj, 12 femra marrin portofolet ministrore

Në qeverinë e re “Rama 3” do të ketë vetëm 5 burra dhe 12 gra, duke përbërë kështu rekordin më të madh në historinë e qeverisjes në Shqipëri. Kryeministri Rama shquhet si personi i jepte më shumë hapësirë grave, ndryshe nga qeveria e mëparshme. Nëse në qeverinë e mëparshme raporti ishte 9 gra dhe 8 burra, aktualisht kemi 5 burra dhe 12 gra. Shqipëria do të mbahet mend si vendi që ka më shumë gra në qeveri, ku burrat janë në “minorancë”.
Kryeministër- Edi Rama
Zv.kryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër për Punët e Brendshme – Blendi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delinda Ibrahimi
Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë – Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit – Evis Kushi
Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural – Frida Krifca
Ministre për Turizmin dhe Mjedisin – Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali
Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Edona Bilali
Ministre për Rininë dhe Fëmijët – Bora Buzhaqi
Ministre për Standardet dhe Shërbimet – Milva Ikonomi