E Diel, 1 Nëntor 2026

LIVE/ Nis protesta e Opozitës, 1600 forca policie në terren

Ka nisur protesta e katërt kombëtare e thirrur nga opozita, para Kryeministrisë.

1600 forca policie janë në gatishmëri, ndërsa në sheshin para Kryeministrisë janë vendosur dhe 2 makina autobote me ujë që policia i ka përdorur në protestat e shkuara ndaj protestuesve.

Policia është angazhuar në këtë protestë kombëtare dhe nuk lejon as këmbësorët, në afërsi të Kryeministrisë. Efektivët pritet të veprojnë, në rast të një skenari të mundshëm dhune nga ana e protestuesve.

Çfarë ka ndodhur më herët?

Më 24 janar të këtij viti, sheshi “Dëshmorët e Kombit” u mbush me simpatizantë të Partisë Demokratike, me kërkesën kryesore për një “qeveri teknike”. Fill pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë, gjë që shkaktoi tensione, e largimi i tyre u bë vetëm përmes autobotëve me ujë dhe gazit lotsjellës nga blutë.

18 persona përfunduan në pranga pas incidenteve.

U proceduan penalisht Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli. Po ashtu, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe demokratët Klevis Balliu e Luçiano Boçi. Këta të fundit për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›