VIDEO/ Protestuesit nisen drejt Parlamentit, Berisha ve maskën dhe u bashkohet

Flakë prej molotovëve e ujë si kundërpërgjigje nga autobotet. Është kjo situata kaotike para ambienteve të Kryeministrisë, në protestën e katërt të thirrur nga opozita.
Ashtu si herët e shkuara, protestuesit po marshojnë drejt Parlamentit. Ky i fundit shpesh herë është kthyer në një pikë kyçe të tensioneve.
Detaj ndryshe këtë të premte është fakti se Berisha me maskë kundër gazit, vendosi t’u bashkohet protestuesve.