Protesta, Tabaku: Diktatorët bien në këmbët e njerëzve të lirë

Gjatë fjalës së saj në protestë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh se drita e gjen gjithmonë rrugën e saj dhe se diktatorët bien në këmbët e njerëzve të lirë.
“Të gjithë diktatorët bien, në këmbët e njerëzve të lirë. Drita e gjen gjithmonë rrugën e saj”, tha deputetja Jorida Tabaku.
“E përjetshme është vetëm Shqipëria e lirë”, iu drejtua ajo protestuesve, duke thënë se 32 vite më vonë, sistemi i dhunës është zëvendësuar me diktaturën e korrupsionit.
“Një sistem që ofron mundësi veç për krimin, industria e bujqësia në falimentim. Çdo i varfër e pensionist e di të vërtetën”.
Tabaku bëri apel që qytetarët të bashkohen në një front të vetëm, pasi sipas saj, nuk ka më kohë për të humbur dhe nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar vendin.
LEXO EDHE: LIVE/ Nis protesta e Opozitës, 1600 forca policie në terren