LONDËR – BM i paguan Ukrainës këstin e dytë të kredisë me vlerë 2 miliardë paund

LONDËR, 14 prill /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka paguar këstin e dytë të një kredie prej 2,26 miliardë paund (2,64 miliardë dollarë) për Ukrainën – e financuar nga fitimet e aseteve të sekuestruara ruse – ndërsa sekretari i Mbrojtjes, John Healey tha se lufta ishte në një “moment kritik”.
“Një pagesë me vlerë 752 milionë paund iu dërgua sot Ukrainës – përmes skemës së përshpejtimit të të ardhurave të jashtëzakonshme për Ukrainën”, tha Departamenti Amerikan i Thesarit.
Pagesa e parë është bërë më 6 mars dhe ajo përfundimtare do të pasojë në vitin 2026.
“2025 është viti kritik për Ukrainën dhe ky është momenti kritik”, tha Healey.
“Kësti i ri i fondeve është pjesë e mbështetjes sonë ushtarake prej 4,5 miliardë paund këtë vit – do të përdoret për të blerë pajisje ajrore, artileri dhe pjesë të nevojshme urgjente për të ndihmuar në riparimin e automjeteve”, shtoi ajo.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, administrata e të cilit vazhdon të kërkojë një marrëveshje paqeje – tha sot se po “punon me zell” për t’i dhënë fund luftimeve.
Moska ka refuzuar një propozim të mbështetur nga SHBA-ja për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor dhe duket se po zvarritet në zbatimin e një armëpushimi më të kufizuar në Detin e Zi, duke thënë se disa nga sanksionet ndaj Rusisë duhet të hiqen, fillimisht.
I dërguari i SHBA-së Steve Witkoff udhëtoi sërish të premten në Rusi për të bërë nxitur Kremlinin që të pranojë armëpushimin.
Ndërkohë luftimet kanë vazhduar. Rusia nisi një sulm ajror në Sumy të Ukrainës ndërsa njerëzit u mblodhën për të festuar të Dielën e Palmës, duke vrarë të paktën 34 persona dhe duke plagosur 119 të tjerë.
Moska tha se kishte në shënjestër një grumbullim të trupave ukrainase. //a.i/