E Enjte, 5 Nëntor 2026

LONDËR – BM premton mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa do të zgjasë lufta

LONDËR, 19 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike është zotuar të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të zgjasë lufta, pavarësisht deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Britania e Madhe “është ngadalësuar” në mbështetjen e saj për Kievin.

Zelensky shkroi në X të shtunën se Britania e Madhe kishte treguar më parë një “udhëheqje të vërtetë”, por që atëherë kjo ishte ngadalësuar.

“Kryeministri mbetet absolutisht i vendosur në mbështetjen e tij për Ukrainën dhe në fakt, për situatën e fundit, përfshirë në Kursk”, një zëdhënëse e Downing Street.

“Kryeministri Starmer dëshiron të shprehë admirimin e tij të plotë për trimërinë e treguar nga ushtarët ukrainas, të cilët kanë dëshmuar edhe një herë shpirtin dhe vendosmërinë e tyre përballë agresionit të vazhdueshëm rus – dhe kanë treguar se do të bëjnë gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin e tyre”, tha zëdhënësja.

“Por, për sa i përket mbështetjes sonë, sërish, ajo është e palëkundur. Kjo është arsyeja pse ne u zotuam për të ofruar një mbështetje me vlerë 3,9 miliardë dollarë në vit për Ukrainën – dhe ndihma britanike do të vazhdojë për aq kohë sa do të zgjasë lufta”, sipas deklaratës.

Një paketë e fundit e ndihmës për Ukrainën, e konfirmuar në korrik, përfshinte 90 raketa kundër armaturës Brimstone, 40 automjete për çminim, 10 armë artilerie AS-90 – duke përfshirë tytat dhe pjesët rezervë, dhe 60,000 fishekë të tjerë 155 mm dhe rreth 250,000 municione të kalibrit 50.

Zelensky shkroi në X: “Gjatë gjithë kësaj lufte, ne kemi parë Britaninë e Madhe të demonstrojë lidershipin e vërtetë – në armë, politikë dhe mbështetje për shoqërinë ukrainase”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›