E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LONDËR – Fillon samiti vendimtar i rreth 15 aleatëve evropianë të Ukrainës

LONDËR, 2 mars /ATSH-AFP/ – Filloi sot në Londër samiti vendimtar i rreth 15 aleatëve evropianë të Ukrainës.

Një samit që bashkon rreth 15 liderë të vendeve aleate të Kievit sapo filloi në Londër, në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dy ditë pas debatit të tij të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump.

”Udhëheqësit evropianë po përballen me një moment unik për sigurinë evropiane”, tha kryeministri britanik Keir Starmer në hapjen e samitit.

Në samit marrin pjesë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›