Superliga, Skënderbeu fiton 3-0 ndaj Bylisit, lufta për mbijetesë e rihapur

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Lufta për mbijetesë në superligën shqiptare të futbollit është e rihapur. Skënderbeu mundi sot 3-0 Bylisin, në sfidën e zhvilluar në Ballsh në kuadër të raundit të 27-të të superligës shqiptare të futbollit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit tregoi se ujqërit e dëborës kërkojnë të mbijetojnë në Supreligë. Bardhekuqtë me fitoren ndaj Bylisit regjistrojnë suksesin e dytë radhazi.
Sfida nisi me raste nga të dyja kampet, por ishte Nasr që arriti të gjente golin e parë në minutën e 23-të. Sërish i njëjti dhjetë minuta më vonë shënoi dopietën personale dhe me konfirmimin e VAR korçarët u gjendën në avantazhin e dyfishtë. Skuadra e Ernest Gjokës në pjesën e dytë shënoi golin fundit për sfidën dhe të tretin për mysafirët.
Bylis mbetet me 28 pikë, momentalisht në pozitën e shtatë. Nga ana tjetër korçarët kanë parë një javë shprese dhe pas dy fitoreve radhazi shkojnë në kuotën e 26 pikëve, por mbeten sërish në fund, shumë pranë zonës së mbijetesës, për ta bërë fundin e renditjes një kampionat më vete.
Rezultatet e javës së 27-të
Laçi 2-2 Vllaznia
AF Elbasani 2-0 Partizani
Bylis 0-3 Skënderbeu
17:00 Egnatia – Teuta
17:00 Tirana – Dinamo (Elbasan)
Renditja:
