E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LONDËR – Starmer: Mirëpres angazhimin e palëkundur të Zelenskyt për paqe

LONDËR, 5 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer ka mirëpritur “angazhimin e palëkundur të Volodymyr Zelenskyt për sigurimin e paqes”, pasi udhëheqësi ukrainas tha se ai ishte “i gatshëm të punonte nën udhëheqjen e fortë të presidentit Trump” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Starmer foli me homologun e tij ukrainas dhe tha se “askush nuk donte më shumë paqe ” se Kievi.

Kjo vjen pasi Zelensky ka bërë thirrje për një “armëpushim në qiell” dhe një “armëpushim në det”, nëse Rusia bie dakord me të njëjtën gjë dhe tha se është “koha për t’i rregulluar gjërat” pas përplasjes së tij në Zyrën Ovaleme Donald Trump, javën e kaluar.

”Ishte jetike që të gjitha palët të punonin drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të sigurt për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi kryeministri.

Duke u kthyer te thirrjet më të fundit të presidentit Zelensky për përpjekje diplomatike për t’i arritur dhënë fund sa më shpejt luftës, kryeministri Starmer mirëpriti angazhimin e palëkundur të presidentit Zelensky për sigurimin e paqes./  /i.s/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›