E Martë, 3 Nëntor 2026

FRANCË – Macron nuk ka asnjë plan të vizitojë Uashingtonin së bashku me Zelenskyn

PARIS, 5 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ka plane të menjëhershme për të udhëtuar në Uashington me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, tha zyra e tij, duke mohuar spekulimet për një vizitë të tillë.

Zëdhënësja Sophie Primas tha sot se një udhëtim nga tre liderët ishte “i mundur”, por se ai “nuk ishte i planifikuar”.

Macron do t’i drejtohet kombit në një fjalim televiziv sot në mbrëmje, me temën kryesore që ka të ngjarë të jetë lufta në Ukrainë.

Macron dhe Starmer kanë udhëhequr përpjekjet e Evropës për të mbështetur mbështetjen për Ukrainën pasi marrëdhëniet e Trump me Zelensky u përkeqësuan.

SHBA ngriu mbështetjen ushtarake për Kievin këtë javë./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›