LOPA E KORRUPSIONIT DHE KALI I ANTI-KORRUPSIONIT
Me te ardhur ne pushtet do te realizojme transparencen me te madhe te ketyre njezet vjeteve. Eshte kjo deklarate e Kryetarit Rama qe do te me bente tu bashkangjitesha socialisteve edhe sikur te mos isha pjese e tyre e jo me qe jo vetem jam i tille por edhe e kam bere kete pune sa here kam mundur edhe pa me urdheruar me sms qe te dal e te recitoj hartimet e Zyres se Shtypit tek PS-ja.
Ne nje menyre a ne nje tjeter te gjitha pushtetet ne Shqiperi kane ditur ta shalojne kalin e anti-korrupsionit. Duke nisur qe nga Komandanti qe nuk u lodh se na perserituri vjershen e Zogut qe kish vjedhur florinjte e popullit nga Banka kur ja mbathi e deri te gjyqi i gruas se Komandantit gjysem shekulli me pas qe u be per kafet e pira me teprice dhe tortat e ngrena pa fature. Te mos harrojme pastaj qe shqiptaret u ngrene kunder Saliut te pare jo se bente kontrabande me Serbine apo se po na hiqte lirite por vetem kur u preken ne xhepat e tyre dhe pane te behen firar parate qe kishin lene te Sudja e Vefa. Edhe socialistet qe aso kohe moren pushtetin nje nder gjerat kryesore qe premtuan ishte pikerisht se do kthenin deri me nje parate e vjedhura te Piramidave.
Saliu vertet eshte mesues i keq por eshte nxenes i shkelqyer ama. Kuptoi se ne donte ta shihte edhe nje here vehten ne pushtet kete mund ta bente vetem duke lene menjane kalin e ngordhur te lirive dhe duke i hipur kalit te furishme te anti-korrupsionit. As qe vlen te kujtoj ketu lumenjte e fjaleve per Mamuthin e Korrupsionit per Cacin e Zi per Metullahun per Mafjen e Kuqe per dreqin e per te birin. E pra ky kale qe e solli ne pushtet ne vitin 2005 u braktis prej tij menjehere qe nje dite me pas per tju futur nen te barkut te lopes se pushtetit dhe per tja shtrydhur e ndukur gjinjte me te dyja duart. Berisha i Dyte beri edhe nje tjeter eksperiment por qe nuk para funksionoi. Me manine e tij per ti mbajtur te gjitha per vete provoi qe te bente akrobatin qe ja del ti kacavirret edhe lopes se pushtetit edhe kalit te antikorrupsionit. Nuk i funksionoi dhe per te teper u be edhe qesharak teksa ne ditet kur e akuzojne ate apo te tijte per lloj-lloj pislleqesh ai te dale e te therrese me shume se kurre per luften e madhe kunder korrupsionit. Bajate apo jo
Tash se fundit shenjat jane se edhe Rama ka vendosur me ne fund qe ti hipe kalit te anti-korrupsionit. Pasi e provoi per vite me radhe qe ta arrinte pushtetin duke i hipur gomarkes se lirive qe ne Shqiperi nuk gjen bar te haje pastaj duke i hipur mushkes se politikes se re e cila edhe kjo mbeti mbudhe tash se fundi vendosi te shaloje kalin qimendritur te anti-korrupsionit. Deklarata e Kryetarit mbi kete pune dhe pas tyre batareja e akuzave qe prej nje muaji po na baterdisin koken jane shenje e sigurte e kesaj udhe te vjeter.
Ne fakt dita kur pushtet-enderronjesit e Tiranes i braktisin te gjitha zbukurimet e filozofimet e tjera dhe i permblidhen vetem luftes se antikorrupsionit duhet te jete nje dite e trishte per shqiptaret. pasi tregon se eshte lene menjane endrra kur ka ekzistuar per te ndrequr vendin dhe i eshte leshuar freri lumit te akuzave per te kembyer pushtetin.
Me te gjithe kete nuk dua per asnje cast te dal kunder denoncimeve te ketilla por kemi rrezikuar e rrezikojme shume nga kjo menyre te vepruari keshtu Ti me shaj mua per korrupsion ndersa une bej sikur sdegjoj e vazhdoj te vjedh derisa mileti te merzitet dhe te mos me votoje me e keshtu te bie nga pushteti. Pastaj per rrjedhoje vjen ti ne pushtet ze te vjedhesh une ze te te akuzoj per hajdut dhe loja fillon nga e para.
Keshtu funksionon secila akuze e secilit akuzues te seciles pale dhe te gjithe bashke i mbledh vetem nje gje Ne keto akuza denoncohet fakti por asnjehere fenomeni pasi e njejta gje do ndodhe edhe kur Saliu ta leshoje lopen e pushtetit dhe Rama te zbrese nga kali i antikorrupsionit te cilin tani e ka shaluar si gjithe te tjeret para tij.
BASTI I SIGURTDurresi eshte si puna e lakrorit sado pete ti zbulosh prape ka te tjera nen to. Gjenden keshtu njeri nden tjetrin Durresi romak e ai bizantin Durresi norman e ai venecian otoman e italian. Ndersa persiper te gjithe ketyre ne po ngreme Durresin tone bashkekohor i cili nuk dallon nga kollonat kapitelet apo harqet me maje por nga nje karakteristike tjeter po perpiqet te zhduke nga themelite cdo gjurme te pararendesve. U be cu be shpetoi cshpetoi e arriti te shohe driten e germimit deri ne vitin 1990 ka shprese qe te mbetet perjete ndersa gjithshka tjeter qe eshte ende nen toke eshte e destinuar te mos e njohim asnjehere. Kjo per faktin se sa eshte e mbuluar se shohim se e mbulon dheu ndersa diten qe germohet per te ndertuar sdo ta shohim dot se do ta zhdukin pa gjurme ata qe ndertojne.
Per sa duket cudi Durresi mban kampionin si qyteti qe me mire se ne cdo qytet tjeter respektohen rregullat e rrethimit te kantiereve ku ndertohet. Sheshet e ndertimit jane te rrethuar jo me gardhe apo me breza te ulta llamarine por me mure te larta mbi dy metro ku prej blloqesh betoni e ku prej llamarine te ngjeshur ne te cilen nuk do te gjesh dot as edhe nje vrime gozhde per te pare se cbehet brenda. Portat e kantiereve qendrojne gjithnje te mbyllura dhe hapen gjithe frike ato pak sekonda qe duhen per te dale jashte makinat e ngarkuara me dherat e germimeve apo per te hyre brenda betonierat. Roje surrat-ngrysur qendrojne prane portave dhe nuk lejojne askend jo qe te hyje por as te shohe se cbehet brenda. Rezultatet e ketij respekti per privacy-ne jane te dukshme.
Teorikisht kudo qofte edhe qorrazi qe te germosh ne Durres duhet te gjesh dicka se jane te pakten 6 qytete njeri nden tjetrin. Ndersa praktikisht ka 20 vjet qe germohet per te ndertuar ne Durres sa nuk eshte germuar gjithe shekullin e XX dhe gati asgje nuk qenka gjetur. Arsyeja eshte e thjeshte asnje pronar nuk do te rrezikonte investimin duke lejuar te publikohen gjetje arkeologjike brenda rrethimit te tij. Keshtu qe arkeologeve ju duhet ta bejne punen e tyre ne Hamallaj Porta Romane apo Sukth kudo ku shkarkohen dherat e germuara ne Durres dhera te ngarkuara ne cdo lopate me material arkeologjik te masakruar.
Para pak ditesh Bashkia filloi punimet per sistemimin e skarpates prane sheshit qendror te qytetit dhe ... qe ne kazmat e para u shfaqen gjurmet e shtresave te varrosura te qytetit fakt qe u transmetua ne te gjitha mediat. Arsyet ishin dy E para duke qene pune publike askush nuk kishte merak ta rrethonte zonen me llamarinat e larta e te padepertueshme. Dhe e dyta duke qene toke publike askush nuk kishte frike nga gjetja e gjurmeve arkeologjike.
Kur rreshtova petet e Durresit e fillova nga shtresa Romake dhe jo nga shtresa e themeluesve te qytetit. Kjo per shkakun e thjeshte qe Durresi i periudhes helenistike nuk ka gati fare gjurme te zbuluara dhe kjo ben qe te jete edhe shtresa me e kerkuar dhe enderruar prej studiuesve e arkeologeve. Ditet e fundit po ne Durres kane filluar germimet per nje bllok pallatesh te reja ne nje prej te fuuuundmeve hapesira te gjelbra qe i kane mbetur atij qyteti. Mirepo duke qene se hapesira ku eshte dhene leje ndertimi ishte shume e madhe megjithese te gjitha rregullat e fshehjes llamarina roje porta e te tjera kesodore ishin zbatuar me rigorozitet megjithate fjala doli se aty brenda qenka zbuluar jo pak por bash pjese te Durresit helenistik.
O ju qe me lexoni a doni te fitoni nje bast Une them se ky ndertim do te anullohet pronaret do shpronesohen per interes publik dhe do demshperblehen nga shteti ajo lulishte do germohet dhe muret antike qe do te shfaqen do te restaurohen per tu bere pjese e gjerdanit te bukurive te qytetit. Per kete ve bast une. Juve duhet te vini bast per te kunderten pra qe pallatet do bejne perpjete. Ju siguroj qe do e fitoni bastin.