E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marine Le Pen Ne gjurmet e te atit

Do te trashegoje drejtimin e Frontit Kombetar nga i ati. Me nje gjuhe me pak te ashper por me te njejtin program politik kunder emigranteve dhe Europes

Buzeqeshje nje shtrengim energjik duarsh fjale te prera dhe shpresa e nje te ardhmeje me te mire qe i ndrin ne sy. Pas tavolines se saj te punes ne seline e Frontit Kombetar Marie Le Pen 42 vjece vajza e liderit te ekstremit te djathte francez Jean-Marie mban nje qendrim shume zyrtar. Ajo shpjegon se fryma politike aktuale po i forcon shume pozitat e partise dhe flet plot pasion per shtimin e anetaresise per fushaten e saj per te marre drejtimin e partise ne janar apo objektivat qe deshiron te realizoje ne muajt ne vazhdim. Ne ndryshim nga i ati Marine e fundit nga tre motrat Le Pen kerkon te marre pushtetin. Dhe per te arritur qellimin e saj eshte gati te perdore recetat e vjetra te Frontit Kombetar dhe ti sherbeje me nota me pak ekstremiste. Per te treguar ndryshimin eshte gati per te bere akte te forta simbolike si per shembull vizita ne Aushvic ne pranveren e vitit 2011. Ambiciet jane shume te medha por lind pyetja nese Franca eshte gati per te pasur nje grua ne drejtimin e kesaj partie. Nuk besoj se seksi eshte problemi qe shqeteson francezet per kete ceshtje. Une per vete kam pershtypjen se Sarkozy me konsideron akoma me te rrezikshme se im ate. Kam nje imazh te mire te me shume se 40 per qind e mbeshtetesve te tij. Qe tani e deri ne vitin 2012 Sarkozy do te kerkoje ta reduktoje elektoratin tone qe te votojne per te ne raundin e pare duke u mbeshtetur fort ne shtylla te tilla si siguria dhe emigracioni. Por per keto tema sipas sondazheve une renditem si politikania e dyte per nga besueshmeria. Une gezoj 21 per qind te mbeshtetjeve ndersa ai 29. Politika per deportimin e romeve ceshtja e heqjes se nenshtetesise franceze te gjithe atyre qe kryejne krime te tilla si poligamia agresioni ndaj forcave te rendit dhe ekuacioni qe kriminaliteti rrjedh nga emigrantet qe promovon Sarkozy kane akredituar ne debatin politik francez tezat e Frontit Kombetar. Beteja mes dy forcave te djathta do te luhet me krahasimin e programeve. Sarkozy dhe njerezit e tij ashtu si ne vitin 2007 duan te na i marrin votat duke perdorur armet tona me te forta. Por ne ndryshim nga atehere Presidenti duhet te perballet me nje bilanc katastrofik te mandatit te tij. Zgjedhesit tane e dine se pas fjaleve te ashpra te Sarkozy-s fshihet nje dore e bute. Me profesion avokate eurodeputete keshilltare e Bashkise se Nord-Pas-de-Calais dhe nje sukses te mire personal sa here qe perballet me kutite e votimit mama e tre femijeve e martuar dhe e divorcuar dy here Marine Le Pen kerkon prej vitesh ta beje me popullore partine e te atit prej kohesh e cilesuar si fashiste seksiste raciste ksenofobe dhe antisemite. Kerkon ta shnderroje partine ne nje alternative te vertete per te ardhur ne pushtet. Karizmatike nje oratore e mire dhe me nje hije si yll televizioni Marine kerkon tu jape fund provokimeve dhe frazave shokuese qe dikur perdoreshin nga i ati. Kerkon te perdore nje gjuhe me te bute por te pranueshme per debatin politik. Sigurisht gjithmone pa humbur principet e trasheguara nga babai i saj. Nese ky eshte programi ideal del qe vizioni i saj eshte nje vizion ekstrem. Rregulla te reja per te marre nenshtetesine franceze shkurtime per kujdesin shendetesor te emigranteve klandestine referendum per denimin me vdekje pensione pa limit moshe me kusht qe te kesh derdhur kontribute per te pakten 40 vjet. Fiksimi i saj quhet Sarkozy emrin e te cilit e perserit vazhdimisht. Presidenti tenton te na zhvendose me djathtas dhe nuk e ka kuptuar ende qe ne nuk jemi as djathtas e as majtas por siper. Une nuk mendoj se radikalizmi i partise eshte nje strategji e mire. Shume nga zgjedhesit e Frontit Kombetar vijne nga e majta. Jane te pakenaqur me partite e tyre. Une dua nje parti ne pushtet dhe per kete arsye bashke me njerezit e mi te afert po punoj per zgjedhje pragmatike qe te mund ta zgjidhim krizen e madhe morale qe po kalon Franca. Besoj ne nje shtet te forte garantues te sigurise drejtesise dhe barazise mes qytetareve. Sarkozy ka krijuar nje shtet te dobet qe po degradon gjithmone e me shume drejt nje shteti te tipit feudal dhe tribal. Ne shtetin tim ideal politika duhet te jete mbi ekonomine. Jemi per sipermarrjen e lire por shteti duhet te nderhyje per te shpetuar nje sektor strategjik ne veshtiresi. Dalja nga zona euro dhe rifitimi i sovranitetit kombetar jane dy mendime te tjera te saj. BE ultraliberale ka nje shpirt totalitar. Nuk eshte zgjedhje e popujve dhe administron sot sovranitetin monetar ekonomik territorial dhe legjislativ. Euro eshte vetem nje hap larg lsquorrezimit pasi zgjerimi me 27 vende e demtoi shume ate. Fronti Kombetar eshte nje parti qe kerkon nje Europe ku kombet respektojne sovranitetin e popullit. Sipas Marine Le Pen vetem borgjezia mund te cilesohet si e majte apo e djathte ndersa populli eshte nje i vetem. E majta dhe e djathta jane koncepte te vjetra per te. Marine Le Pen tregon per dy sisteme te reja totalitare ne boten e sotme Pasi bota njohu ne shekullin e 20-te komunizmin dhe fashizmin sot ajo eshte viktime e islamizmit dhe globalizmit. Mes ketyre dy modeleve i takon Frances qe te shpike nje te trete. Per ta propozuar ajo ka nisur takimin me elektoratin e majte dhe te djathte qe votoi jo ne referendumin per Kushtetuten Europiane. Na vune te votonim per nje traktat qe ne nuk e duam ndaj perballemi tani me nje Europe qe na qorton kur aplikojme ligjet tona ne fushen ekonomike apo ate te emigracionit. Keto jane fjalet e Marines e moderuar deri diku por ne thelb gjithmone nje Le Pen.

Ne gjurmet e te atit

I zgjedhur deputet per here te pare ne vitin 1956 gjate Republikes se katert Jean-Marie le Pen ka qene pese here kandidat per zgjedhjet presidenciale. Ai e ka themeluar Frontin Kombetar ne vitin 1972 dhe partia e tij ne mesin e viteve lsquo80 fitoi perkrahje te madhe ne vecanti mbi perpjekjet per luften ndaj emigracionit. Ne vitin 2002 Le Pen arriti kulmin e lavdise duke u kualifikuar per ne turin e dyte per zgjedhjet presidenciale perballe Presidentit Jacques Chirac pasi kishte mundur kandidatin socialist Lionel Jospin ne turin e pare. Nuk kam asnje peng dhe asnje keqardhje dhe nuk e di kush do te jete ne krye te partise siguroi Le Pen kur anuncoi se nuk do te garoje per Elizeun ne 2012-n.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›