LOS ANXHELES – Varësia nga rrjetet sociale, Zuckenberg dëshmon para gjykatës

LOS ANXHELES, 18 Krijuesi i Facebbok, Mark Zuckerberg do të dëshmojë sot në një gjyq historik mbi varësinë nga mediat sociale, duke iu përgjigjur avokatëve të viktimëave të cilët akuzojnë Instagramin dhe platformat e tjera se janë krijuar për të krijuar varësi tek të rinjtë.
Do të jetë hera e parë që kreu i Meta (Facebook, Instagram, WhatsApp) do të dëshmojë para një jurie, nën betim, për sigurinë e aplikacioneve të tij të përdorura nga miliarda njerëz.
Dymbëdhjetë anëtarë jurie në një gjykatë civile do të duhet të përcaktojnë deri në fund të marsit nëse YouTube (Google) dhe Instagram (Meta) janë pjesërisht përgjegjës për problemet e shëndetit mendor.
Përtej rastit specifik të kësaj gruaje të re – një përdoruese e YouTube në moshën 6 vjeç, e ndjekur nga Instagram në moshën 11 vjeç, pastaj TikTok dhe Snapchat – gjyqi synon të përcaktojë nëse Google dhe Meta i kanë projektuar me vetëdije platformat e tyre për të inkurajuar konsumin e pakontrolluar midis përdoruesve të rinj të internetit, në dëm të shëndetit të tyre mendor. /os/