LRI zgjedh kryetarin, dy kandidatët shpalosin platformën

Të gjithë së bashku të ecim sa më shpejt drejt integrimit. Kështu janë shprehur gjatë fjalës së tyre kandidatët e shpallur nga LRI për kreun e ri të këtij forumi, Keidi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari.
Të dy garuesit kanë shpalosur platformën e tyre para forumit rinor të kësaj lëvizje, duke premtuar se do të bëjnë të mundur mundësi të reja punësimi dhe praktika në institucionet shtetërore.
Zgjedhjet për kryetarin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim do të mbahen më 3 maj, ndërsa kanë marrë garanci nga drejtuesit aktual për mbështetje në nismat e tyre në vazhdim.