E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti mbledh gr. socialist: Për një proçes gjithëpërfshirës

Çështja e presidentit ka mbledhur mbrëmjen e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së vjen pas seancës së sotme parlamentare dhe takimit të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano me kreun aktual të socialistëve, Edi Rama. Gjatë mbledhjes Rama ka informuar deputetët për takimin me zotin Nano, duke e cilësuar një të drejtë të plotë kandidimin e tij për President. Krahas kësaj lidershipi i selisë rozë ka informuar deputetët për nisjen e negociatave me partitë e tjera për Presidentin, në mënyrë që të evidentohet se sa të gatshme janë partitë e tjera për konsensus. Ndërkaq grupi parlametar socialist ka rikonfirmuar dhe njëherë se pavërsisht të gjithave rëndësi ka procesi dhe jo emri i Presidentit, duke u angazhuar për një proces gjithëpërfshirës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›