E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takime me personalitete politike ndër-kombëtare në Berlin

Në kuadër të pjesmarrjes së tij në Konferencen Ekonomike te Burimeve Natyrore ne Gjermani, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka realizuar një sërë takimesh me personalitete politike ndër-kombëtare në Berlin.
 

Takimin e parë Meta e ka pasur me Zv.Presidentin e Komisionit Evropian, Antonio Tajani, gjatë Konferencës Ekonomike, ku të dy bashkëbiseduesit kanë ndarë mendimin se Shqipëria ka të ardhme të sigurt në Bashkimin Europian.

Po kështu ai është takuar dhe me Zv.Kreun e gr. parlamentar të CDU në Bundestag, Chrisitan Ruck . Gjatë bisedës me Ruck, Meta është shprehur se Shqipëria ka bërë progres të madh në vitet e fundit. Nga ana tjetër, Zv.Kreu i gr. parlamentar të CDU në Bundestag e ka siguruar zotin Meta se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

Meta është takuar gjithashtu edhe me Ministrin e Jashtëm të Guinesë Ekuatoriale, Micha Ondo Bile. Kreu i LSI-së nga ana e tij u shpreh se vlerëson progresin e bërë nga Guinea Ekuatoriale, ndërsa tërhoqi vëmendjen për përfundimin e procedurave për njohjen e Kosovës nga G.Ekuatoriale.
 

Ndër të tjera Meta premtoi intensifikim të shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Guinesë Ekuatoriale.
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ndodhet ne Berlin, ku merr pjese si i ftuar i vecante ne Konferencen Ekonomike te

Burimeve Natyrore te organizuar ne Bundestag, Parlamentin Gjerman.

Konferenca u fokusua ne sigurine e burimeve natyrore per Gjermanine dhe per Bashkimin Evropian, me theks te vecante ne vizionin dhe politikat e hartuara nga BE, per forcimin e partneriteteve me vende ne zhvillim qe ofrojne burime natyrore dhe lende te para.

Konferencen e pershendeti edhe Kancelarja e Gjermanise Anxhela Merkel e cila u perqendrua ne fjalen e saj ne hapjen e tregut gjerman per vendet me burime natyrore me qellim ndertimin e nje partneriteti te qendrueshem per te siguruar rritjen ekonomike per te dy palet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›