E Shtunë, 31 Tetor 2026

L.Rama Meta i hapur per hetimin e pasurise

Levizja Socialiste per Integrim reagon pas deklarates se opozites e cila i ka kerkuar Prokurise se Pergjithshme dhe Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive te nisin hetimet per pasurine e zevendeskryeministrit Ilir Meta. Sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi se deklaratat e opozites duhet qe te vertetohen dhe pastaj te behen publike. Ndersa persa i perket godines se LSI-se Rama deklaroi se cdo gje eshte brenda rregullave dhe kete kreu i opozites mund ta konfirmoj pasi pronari i tokes eshte miku i tij.

Ndersa persa i perket paralizimit te trafikut gjate dites se hene sekretari pergjithshem i LSI -se kerkoi qe opozita ta distancohet nga akuzat e bera kundrejt efektivave te policise.

Qe prej disa kohesh opozita ka nisur akuzat kundrejt pasurise se Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes dhe njekohesisht zv.kryeministrit Ilir Meta. Nderkohe qe prej Metes eshte deklaruar se nese ekzistojne fakte te dorezohen ne institucionet perkatese ne menyre qe cdo gje te jete transparente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›