E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti Grossruck BE te rivleresoje Shqiperine

Sipas nje njoftimi te Kuvendit te Shqiperise Grossruck ka deklaruar ne parlamentin austriak se Shqiperia ka bere shume progres duke permendur ketu te shkuaren e saj komuniste dhe ndryshime e medha ne dekaden e fundit.

Ky vend eshte cliruar ne fillim te viteve 90-te si dhe e ka pasur pa dyshim me te veshtire dhe te mundimshme se te gjitha Vendet e Ballkanit rrugen drejt zhvillimit. Po kaq e gezueshme eshte te Nderuar Deputete pasi kete konstatim mund ta deshmojne te gjithe ata qe kane vizituar Shqiperine se sa shpejt dhe pozitivisht eshte zhvilluar ky vend dhe sa i shkelqyer dhe i dukshem paraqitet perparimi dhe progresi i tij nga pikepamja ekonomike turizmit dhe e infrastruktures..

Gjithkujt do ti rekomandojaVizitoni dhe admironi Shqiperine. Atje do tju presin ne menyren me miqesore. Mikpritja perben ne te vertete ne Shqiperi nje realitet te cilin mund ta ndeshesh dhe perjetosh kudo. Krahas kesaj Shqiperia eshte nje vend i bukur dhe i mrekullueshmen ne buze te Adriatikut. Gjate ketij viti Institucioni i Televizionit ne Austri e ka zgjedhur dhe rekomanduar qytetin e Sarandes per turistet si nje nder destinacionet me te mira nder qytetet turistike jo shume te njohura ne Mesdhe nenvizoi Grossruck. Ai shton se eshte e trishtueshme se si disa vende sillen me Shqiperine sikur te ishte vend i rangut te fundit si nje vend i korruptuar dhe me krim te organizuar.

Kunder ketij imazhi kam bindjen e palekundur se ne te gjithe duhet te luftojme dhe te ndermarrim gjithcka. Perpara 14-diteve kemi organizuar ketu ne Parlament Diten e Shqiperise me rreth 400 te ftuar ku Shqiperia mundi te prezantohet me dinjitet. Edhe kjo eshte nje arsye me shume per te mos arritur dot te kuptoj dhe kete duhet ta theksoj rishtaz se Raporti aktual i Komisionit te Bashkimit Evropian e klasifikon diku Shqiperine pikerisht atje ku Shqiperise nuk i takon te jete si dhe nepermjet rezonances se ketij veprimi shtyhen ne kohe Negociatat e Anetaresimit me Bashkimin Evropian. Nga Foltorja e Parlamentit Austriak une kerkoj ne menyre te prere qe zoterinjte qe ndoshta nuk kane shkelur ende ne Shqiperi duhet ta vizitojne kete vend dhe te krijojne nje tablo te qarte atje pasi vetem atehere ata do te arrijne te rivleresojne edhe nje here ekspertizen e tyre shton Grossruck.

Sipas tij shume diplomate shperndajne me arrogance ekspertizat e tyre duke mos marre parasysh se cfare demi shkaktojne. Ne kohen kur ne udhetojme per te vezhguar zgjedhjet ne keto vende na duhet mjerisht te shohim se me cfare arrogance ngandonjehere te ashtuquajturit diplomate shperndajne ekspertizat e tyre. Ata nuk mendojne dhe nuk duan tia dine aspak se cfare demi shkaktojne ne kete rast por megjithate ne si Parlamentare jemi te obliguar per te qene objektive duke shfrytezuar pervojen tone. Per kete arsye une i kerkoj Bashkimit Evropian dhe kjo duhet te regjistrohet ne menyre protokollare qe Ekspertiza Raporti per Shqiperine duhet te rivleresohet mire dhe sakte nenvizoi Grossruck./S.Lleshi/Start/

2010-11-24 1403

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›