Reshjet Olli Shkodra nuk eshte ne situate emergjence
Qarku i Shkodres nuk eshte ne situate emergjence- Keshtu eshte shprehur drejtori i pergjithshem i emergjencave civile Alferd Olli ne takimin me shtabin e mergjencave civile ne prefekturen e qarkut te Shkodres. Ollir ka kerkuar angazhim maksimal jo vetem te burimeve njerezore por dhe te atyre logjistike e financiare ne rast nevoje. Ndryshimi i klimes kete periudhe ka prekur dhe zona jo tradicionale reshjesh.
Nderkohe prefektit Maxhid Cungu tha se kemi situate normale shkarkohen 1050 m3uje ne sekonde nga Vau i Dejes dhe kjo nuk shkaton probleme. Ka rritje te nivelit te ujit ne liqenin e Shkodres nga burimet nentokesore hidrometri ne Dajc shenon 6.5m tek ura e Bunes dhe ajo e Bahcallekut 8.5m .Ushtria dhe bordi i kullimit po punojne per mbajtjen te hapura te rrugeve. Ka prani uji ne Obot pasi eshte zone depresive dhe ne disa pjese rruge ne Dajc ka uje por pa problem. Kemi marre masa per njoftimin e cdo situate me kryetar fshtrash e komunash dhe policine.
Drejtori i bordit te kullimit Rudolf Rasha ka deklaruar se punimet ne argjinaturen e Shirqit dhe Dajcit kane bere qe ato te jene te sigurta. Sipas tij investimi prej 20 milion lekesh ne kanalin e Mertemzes ka qene efikas.
Bnaoret e zones se Dajcit shprehen se rruga qe lidh Darragjatin me Shirqin eshte e pakalueshme nga mjetet e vogla po keshtu rruga e Dajcit ne disa pjese ka prani uji por eshte e kalueshme. Banoret shprehen mosbesues per punimet e bera ne argjinature pasi sipas tyre ato filluan vone dhe ka rrezik qe te jene bere jo cilesore.