PDK solemnisht prezanton Çekun
.jpg)
Para pak çastesh Partia Demokratike e Kosovës në një solemnitet ka prezantuar kandidatin e saj në garën e 3 Nëntorit për kryeqytetin e Kosovës, Agim Çekun.
Të pranishem ishin zyrtarë të lartë të kësaj partie ndër ta edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Çeku u shpreh i sigurt që do ta fitoj Prishtinën në zgjedhjet e 3 Nëntorit.
“Unë e kam lënë profesionin tim që e dua më së shumti, vetëm për të ndihmuar qytetarët e Prishtinës. Vi nga një parti që i ka fituar të gjitha betejat dhe ata që mendojnë që Prishtinën do ta kenë të veten gabojnë sepse me 3 Nëntor unë do të jem kryetar i Prishtinës”, tha kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhet e PDK-së. /Indeksonline/