LSI: “Berisha, i papergjegjshem”
Brenda nje viti rishikohet tre here buxheti i shtetit, duke treguar papergjegjshmerine e qeverisjes dhe paaftesine e saj per te qeverisur vendin. Kjo eshte deklarata e bere nga nenkryetarja e LSI, Filloreta Kodra, ne lidhje me vendimin me te fundit te qeverise per te rishikuar buxhetin e shtetit. “Me masat e fundit per rishikimin e buxhetit, kjo qeveri po demonstron se eshte totalisht e paafte te drejtoje, duke deshmuar nivelin me te ulet te qeverisjes prej ndryshimit te sistemit ne Shqiperi”, deklaroi Kodra. Sipas saj, qeveria ka deshtuar ne realizimin e investimeve publike dhe kete e tregojne shifrat e paraqitura nga vete qeveria, qe deshmon edhe ne shifra ate qe shqiptaret e perjetojne cdo dite, rruget e shkaterruara dhe mungesen e punimeve ne to. LSI i kerkon qeverise te marre masa urgjente, duke degjuar keshillat e eksperteve per te mos e futur ekonomine ne kolaps te pakthyeshem.
D.D