Kryetari i PS: “Proteste kunder diktatures se korrupsionit”
Perpos ketyre ceshtjeve te rendesishme te Partise Socialiste dhe opozites, nje tjeter ngjarje po me aq rendesi per ta eshte edhe protesta qe pritet te mbahet diten e sotme ne sheshin “Skenderbej”. Per kryetarin Rama, jane te gjitha arsyet per te menduar se sot qytetaret dhe qytetaret e Tiranes duhet te bashkohen ne sheshin “Skenderbej” ne oren 16:30, per te deshmuar refuzimin ndaj nje politike te vjeter te korrupsionit dhe erresires. “Protestat nuk jane as qellim ne vetvete, as instrumente ekskluziv, jane pjese e te qenit qytetare te nje opozite dhe te nje Partie Socialiste qe eshte ne rrugen e nje vetetransformimi te madh dhe te plazmimit te nje politike te re”, tha kryetari i partise me te madhe te opozites. Gjate fjales se tij, Rama ka akuzuar qeverine e Berishes se i ka lene shqiptaret te pambrojtur dhe te varfer si me pare. Sipas Rames, qytetaret shqiptare i kane lene njesoj ne erresire edhe socialistet, edhe demokratet dhe i kane lene njesoj te pambrojtur edhe socialistet, edhe demokratet, edhe te tjeret. Gjithashtu, edhe nje prej aleateve te opozites, kreu i Partise Aleanca Demokratike, ka qene ne te njejten linje per thirrjen e qytetareve ne protesten e se premtes.