Klosi: “Skema e protestave te opozites”
Ne mitingun e dites se sotme, Partia Socialiste dhe e gjithe opozita e bashkuar ka dedikuar nje perkushtim te tejskajshem, duke e vleresuar ate si nje permbyllje te nje cikli te tere analize, programimi, proteste, opozicione te Partise Socialiste ne Parlament, por edhe ne shesh. Keshtu eshte shprehur sekretari Organizativ i Partise Socialiste, Blendi Klosi, mbi momentet e mitingut te opozites se bashkuar diten e sotme ne sheshin “Skenderbej”. Sipas tij, Partia Socialiste ka realizuar nje pune pergatitore me gjithe strukturat e saj dhe cdo qelize e kesaj partie eshte e informuar per mitingun e dites se sotme. Gjithashtu, Klosi u shpreh se protestat e opozites per gjendjen e mjeruar ne vend kane perfshire te gjitha strukturat urbane te Shqiperise. “Besoj jeni te mirinformuar qe Partia Socialiste ne te gjithe dyjaveshin e fundit, ka organizuar protesta ne te gjitha qendrat urbane te vendit dhe po ashtu takime masive te kryetarit te partise”, deklaroi sekretari Organizativ i Partise Socialiste. Sipas tij, e gjithe behet per te zgjuar dhe forcuar dimensionin opozitar te Partise Socialiste dhe te opozites se bashkuar, kundra qeverise, qe per kete parti, do te vazhdoje te ngelet qeveria me e paafte dhe e korruptuar qe tranzicioni shqiptar ka njohur.
D.D