LSI: Fajtorët e ngjarjes të vihen para drejtësisë
"Ftoj të gjithë banorët e Himarës, të bashkëpunojnë me institucionet e zbatimit të ligjit, jo vetëm për zbardhjen sa më parë të së vërtetës, por edhe për të bërë të mundur që të implikuarit në këtë akt kriminal, që rezultojnë fajtorë, të vihen para drejtësisë dhe të ndëshkohen rpeptësisht të gjithë ata që kryejnë akte të tillë", nënvizoi Rama gjatë një konference për shtyp.
Duke kërkuar që organet e rendit të ndjekin me rigorozitet rrugën ligjore për ndëshkimin maksimal të fajtorëve, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së nënvizoi se "politizimi apo komentet mbi këtë ngjarje, nuk e ndihmojnë dhe as nuk kontribuojnë në zbardhjen e së vërtetës".
"Ne jemi shtet ligjor, shtet i së drejtës dhe theksoj që është e domosdoshme të inkurajohen e të ndihmohen organet e zbatimit të ligjit për zbardhjen e së vërtetës e për t'i ndihmuar ata, që sa më parë të ndëshkojnë sipas ligjit shkaktarët e kësaj ngjarjeje", tha Rama.