Rusi, mbërrijnë avionët amerikanë më ndihma ndaj zjarreve
Lajmi behet i ditur nga televizioni rus, i cili saktëson se dy avionë ''C-130'' të forcave ajrore amerikane mbërritën në aeroportin e Vnukovos. Ndërsa, dy avionë të tjerë ''C-130'' do të mbërrijnë po sot së bashku me një avion të dërguar nga shteti i Kalifornisë.
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmon se ndihma amerikane kap shifrat e 4.5 milionë dollarëve dhe vjen në kuadër të premtimit për ndihmë që i bëri Obama homologut rus gjatë një bisede telefonike.
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmon se ndihma amerikane kap shifrat e 4.5 milionë dollarëve dhe vjen në kuadër të premtimit për ndihmë që i bëri Obama homologut rus gjatë një bisede telefonike.