LSI-G99 bashke kunder AKZ-se dhe Vetevendosjes
Retorika nacionaliste e Aleances Kuq e Zi vihet ne qender te sulmit politik te te dy kraheve. Keshtu vetem nje dite pasi sekretari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Taulant Balla do te akuzonte Kreshnik Spahiun si vegel te Kryeministrit Sali Berisha eshte Levizja Socialiste per Integrim ajo qe ka rimarre iniciativen ne kete drejtim. Ndonese me profil te ulet qasja eshte thelbesore per te perceptuar nje aksion te dyanshem ne ruajtje te kufijve ekzistues te politikes qe po sfidohen nga realiteti i nje poli te trete qe qarkon teorikisht partine e re te Presidentit Bamir Topi ne aleance me AKZ-ne. Kundrejt zerit nacionalist dhe perbashkues te Spahiut LSI-ja ka ricikluar tezen e integrimit si forme bashkimi te shqiptareve madje e ka bere kete ne Prishtine ne Forumin e Albanosferes. I financuar nga Fondacioni Gjerman Friedrich Ebert dhe G99 aktiviteti ka pritur edhe perfaqesues te tjere te shoqerise civile dhe shqiptareve te Presheves. Nga LSI-ja ka marre pjese sekretari nderkombetar Ralf Gjoni i cili eshte ulur keshtu ne nje tryeze me drejtues te G99 nje levizje afer selise roze. Politikat tona duhet te kene per qellim konstruktivitetin dhe pragmatizmin me fokus mireqenien dhe kjo mund te arrihet vetem permes mjeteve institucionale dhe bashkepunimit rajonal mes vendeve ku shtrihet Albanosfera jo permes politikave konfliktuale te rruges qe bllokojne integrimin - eshte shprehur Gjoni ne nje prononcim qe nenkupton akuza ndaj AKZ-se por edhe Levizjes kosovare Vetevendosja qe drejtohet nga Albin Kurti. Brenda pak javeve kori i politikes se vjeter ne hapesiren shqiptare eshte organizuar me tezen e integrimit per te tretur mesazhin politik nacionalist te dy levizjeve ne fjale mesazh i cili po perhapet ne menyre kapilare ne shoqerine shqiptare. Ketu eshte vendi te parashtrohet se konfirmimi i idese se bashkimit nen qiellin e Bashkimit Europian eshte realisht me kumbues per partneret e Shqiperise por ne fakt ne planin e brendshem ndershqiptar ai meton te konservoje ata kufij politike qe ekzistojne sot. Nese kunder Vetevendosjes dhe barrikadave te saj Kryeministri kosovar Hashim Thaci huazoi praktikat policore te Sali Berishes ne 21 janar 2011 ne Tirane se fundmi edhe selia roze me LSI-ne si forca te majta po riorganizojne diskursin e tyre politik per te mbajtur nen kontroll nje situate te paparashikueshme. Kjo mund te lexohet me mire permes fjaleve te Gjonit ne punimet e Albanosferes Shqiptaret kudo qofshin duhet te sherbejne si ura te forta lidhese mes vendeve respektive te rajonit sepse vetem duke u afruar me njeri-tjetrin do te mund te afrohen ne menyre dinjitoze me Bashkimin Europian.