E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet Oscar, triumfon The Artist

Meryl Streep dhe Jean Dujardin, të cilët u shpallën fitues në kategoritë e Aktorit dhe Aktores më të mirë

The Artist është filmi që ka triumfuar në edicionin e 84-t të çmimeve Oscar, duke rrëmbyer 5 statuja, mes të cilave atë për filmin më të mirë. Filmi francez pa zë dhe bardh e zi nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë e shikuesve dhe kritikës, duke u shpallur më i miri në kategoritë e kostumografisë, kolonës zanore, regjisë, aktorit më të mirë dhe filmit më të mirë.

Aktorja Meryl Streep është nderuar me Oscar për interpretimin e saj në The iron Lady (Zonja e hekurt), në rolin e Margaret Thatcher.

Regjia më e mirë është ajo e Michel Hazanavicius në The Artist.

Aktorja më e mirë joprotagoniste është shpallur Octavia Spencer, për rolin e saj në The Help.

Aktori më i mirë është shpallur Jean Dujardin në filmin The Artist, i cili ka mundur Brad Pitt e George Clooney në kategorinë e protagonistëve.

Aktori më i mirë joprotagonist është shpallur 82-vjeçari Christopher Plummer (dy vjet më i madh se vetë çmimet Oscar) për rolin e tij në The Beginner.

Skenografia më e mirë i ka shkuar filmit të Woody Allen Midnight in Paris.

Filmi më i mirë në gjuhën origjinale A separation, filmi iranian fitues i Golden Globe. / Përgatiti Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›