Rama Berisha detyrime para familjes Deda
21 janari prodhon nje vije te re ndarese ne sistemin politik ne vend duke i dhene nderkohe nje goditje thelbesore ligjerimit antikomunist te Kryeministrit Sali Berisha. Kur kane kaluar rreth 21 vjet nga 2 prilli 1991 nje ngjarje qe me 4 viktimat e veta ushqeu propaganden antikomuniste te Partise Demokratike 4 jete te tjera njerezish po sherbejne per ta unifikuar te krimi peshen e rende te ndergjegjes politike te dykahshme. Duket se shumica dhe Kryeministri mund te pranojne cdo gje nga 21 janari 2011 por kanalizimi i fakteve dhe pasojave ne konvencione apo simbole te perballjes se qytetarit me pushtetin ngjan te jete i papranueshem. Keshtu nje dite pasi prefekti i Dibres eshte perpjekur te heqe titullin Qytetar Nderi per Hekuran Deden dhene nga Komuna e Kalase se Dodes kreu socialist Edi Rama ka reaguar permes faqes se tij ne rrjetin social Twitter. Perpjekja e prefektit te Dibres per ti hequr titullin Qytetar Nderi deshmorit te 21 janarit Hekuran Deda vazhde e barbarise qeveritare - shprehet Edi Rama. Jo rastesisht ne perifrazimet e vazhdueshme te perfaqesuesve opozitare kur permendet 21 janari flitet per deshmore nje percaktim qe vjen i ngjashem me vleren simbolike qe PD-ja u jep 4 te vrareve te 2 prillit 1991 e qe e zhben kredon morale te nje force qe misheron demokracine e vertete. Per me teper qe permes deshmive te familjareve te Dedes eshte zbardhur tanime nje perpjekje e Kryeministrit per te blere viziten ne shtepine e tij qe do te neutralizonte polarizimin e skajshem te atyre diteve cka ia aneksoi imazhin e kryeministrit nje presioni shume te madh publik. Kete fakt e ka shtuar edhe kreu socialist ne mesazhet e veta publike ne Twitter duke apeluar per nevojen qe edhe Sali Berisha te shpjegohet para drejtesise. Ndaj familjes Deda Kryeministri ka detyrimin te shpjegohet para drejtesise edhe per sekserin qe coi ne mesnate per te blere me leke nje vizite tek ata - shprehet Edi Rama. Sikunder eshte bere publike prefekti i Dibres ka nenvizuar se moskonfirmimi i titullit te dhene nga Komuna e Kalase se Dodes eshte bere per shkaqe procedurale te mbledhjes se Keshillit te Komunes por gjithsesi akti nuk i shpeton dot ngjyrave politike.
Ajo cfare mund te hamendesohet ne kete perqasje te prefektit qe eshte perfaqesues i Kryeministrit ne qark lidhet dukshem me aspektin formal te drejtesise per 21 janarin 2011. Keshtu nese ndiqet filli i deklarimeve te Berishes mbi zhvillimet e demonstrates se para nje viti mund te sillet ne kujtese edhe nje prononcim i tij mbi nevojen e hetimeve te pjesemarresve ne te. Ai i referohej deklarimeve te vellait te viktimes tjeter Ziver Veizi i cili sipas Berishes ishte shprehur se erdhem ne Tirane per te rrezuar Sali Berishen. Shtjella e skenarit te pucit ne kete plan dikton vetiu metrin e klasifikimit te te gjithe aktoreve ne demonstrate sidomos deri ne momentin qe drejtesia nuk ka folur. Per kete arsye akti i mberritur nga Dibra eshte nje mesazh se lufta politike mbi 21 janarin kategorizimin e saj edhe historik do te ndjeke udhen e 2 prillit dhe 14 shtatorit pavaresisht se cili do te jete vendimi i gjykates. Nese opozita sot flet per kater deshmore ashtu edhe shumica me Kryeministrin flet per mbrojtjen heroike te institucioneve shteterore madje me termat e nje legaliteti i cili kerkon te perligje edhe qitjet e skenareve gjithfarellojsh nga armet e Gardes se Republikes.