Jep dorëheqjen kreu i KOKSH, Agim Fagu
TIRANE- Agim Fagu, jep dorëheqjen nga posti i Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar. Dorëheqja e tij konfirmohet zyrtarisht për tv NEWS24 nga burime brenda këtij komiteti i cili zhvilloi sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Statutore të tij.
Mbledhja e Asamblesë është shoqëruar me debate të shumta mes anëtarëve të federatave të ndryshme të KOKSH. Nuk kane munguar dhe akuzat e ndërsjellta për korrupsion. Në këto kushte Fagu deklaroi dorëheqjen. Agim Fagu u zgjodh në krye të KOKSH, si anëtar i përfaqësueses së basketbollit 3 vjet më parë nga pjesëmarrës të 62 federatave sportive.
(s.g/balkanWeb)