LSI KQZ dy standarde

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama
deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zbaton në kundërshtim me
ligjin dy standarde.
"KQZ nuk pranoi kërkesën e bërë nga LSI për rinumërim të votave në 15 qendra të qarkut të Kukësit, ndërsa për Lezhën vendosin rinumërimin në të gjithë qarkun, pa patur një kërkesë", tha Rama. LSI vlerëson se ky është një reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen që shqiptarët i dhanë Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj. "Jo vetëm kjo gjysmë KQZ, por askush nuk do të mundë të kompromentojë dhe të tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve që është i qartë, i pastër dhe bindës", tha Rama, ndërsa shtoi se cdo tentativë për të ndotur apo deformuar procesin duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht. / Top ChannelPas zgjedhjeve
KQZ, rinumërohen votat e qarkut të Lezhës
PS: KQZ, vendim të papreçedent
Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën