E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e policise ne sezonin e plazhit

Të gjithë ata që kanë zgjedhur detin Jon për të pushuar duket se do të kenë pushime të qeta këtë verë pasi, policia e qarkut të Vlorës është angazhuar që të shtojë forcat e rendit, duke publikuar edhe numra të telefonit të efektivëve të policisë me qëllim që në çdo lloj incidenti të mundshëm, pushuesit te kene akses te menjehershem tek forcat e rendit.

Kreu i policise Artan Cuku tha se vec komisariateve ne Vlore, Sarande, Delvine do te jene ne gadishmeri dhe 8 posta policie pergjate bregdetit. "Me qëllim për të qenë sa më afër pushuesve, drejtoria e policisë së qarkut Vlorë ka ngritur 8 miniposta policore me specialistë të hetimit dhe krimit dhe inspektorë rendi të pajisur me gjithë logjistikën e duhur", tha Cuku. Efektivet e policise do te kene si priroitet jo vetem qetesine e shtetasve shqiptare, por edhe per te huajt qe kane zgjedhur bregdetin jugor per pushime duke perzgjedhur qe ne kete qark te sherbejne efektive policie me gjuhe te huaj kryesisht anglisht, frengjisht dhe greqisht. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›