LSI KQZ eshte e paprekshme balanca te krijohet ne komisionet e niveleve te tjera
Përmes Ylli Manjanit, Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se KQZ është institucion jopolitik dhe si i tillë është i paprekshëm. Balanca –tha ai- mund të krijohet sipas ligjit në komisionet zgjedhore të niveleve të tjera
LSI u bëri thirrje demokratëve të tërhiqen nga ajo që Ylli Manjani e cilësoi dhunë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Në tryezën e anëtarve të KQZ-së asnjëri nuk ka përfaqësuar më parë si përfaqësues politik partinë e tij, përvec Ilirjan Muhos. Por LSI- thotë se KQZ është e paprekshme, tjeterëkund ka vend për balancë.
Në rast se PD nuk tërhiqet nga vendimi për të zëvendesuar Muhon me një kandidat të PR-së, LSI do të reagojë, por Manjani heziton të thotë formën apo nivelin e reagimit.
Ngërçi në KQZ, Ilirian Muho: S’kam ndërmend të jap dorëheqjen
Ilirian Muho nuk ka ndërmend të bëhet kurban e të vetësakrifikohet për të zgjidhur ngërcin politik mes mazhorancës dhe opozitës mbi riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së LSI-së nga Qeveria.
Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Muho pohoi se ndonëse është propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, gjatë punës së tij ka qenë I paanshëm. Ai theksoi se nuk ka asnjë kërkesë të KQZ-së për ta shkarkuar dhe nënvizoi rastet kur kjo mund të ndodhë.
Vendimet e paligjshme nuk duhet të respektohen nga Muho, që nuk përjashtoi t’I drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese nëse mazhoranca vendos ta shkarkojë të hënën përmes një vendimi të Parlamentit.