E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Kodra: Rama t’u kërkojë falje zonjave të dhunuara

Ajo shtoi se sot të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e shumta të rënda të bëra publike nga maxhoranca, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato.

“Rama duhet të heqë dorë edhe nga psikologjia e dhunës ndaj ligjit e intitucioneve që po injekton në shoqërinë e politikën shqiptare, duke u bërë frymëzues i rrezikshëm i një vije politike punisto- mafioze, të cilën shqiptarët e kanë flakur tej që pas instalimit të pluralizmit”, theksoi zëvendësministrja e Punës. 

Duke e konsideruar kërkesën për hapjen e kutive të votimit nga opozita si një antiakuzë, ajo tha se, “kjo është kërkesa më absurde, sepse është vetë opozita çertifikuesja e madhe e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi 20 mijë komisionerë socialistë kanë firmosur pa ankesa të gjithë procesin zgjedhor”.

Si rrjedhojë, opozita duhet të kthehet sa më parë në Parlament për të vënë në vend nderin e nëpërkëmbur të votuesve të saj, vuri në dukje Kodra, sipas të cilës, “verdikti i votuesve po përdoret vetëm në funksion të interesave personale të një kryetari të çoroditur e në panik, që për shkak të etjes së pakufishme për pushtet është gati të çojë në greminë Shqipërinë”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›