E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn sot në fuqi Traktati i Lisbonës

Nga ky traktat, tashmë unioni do të ketë edhe presidentin e parë. I zgjedhur në këtë post është Herman van Rompuy nga Belgjika.

Ndërkohë, sot merr detyrën edhe shefja e Politikës së Jashtme, Catherine Ashton, e cila zëvendëson Havier Solanën. Traktati u bllokua për një kohë të gjatë nga disa vende anëtare të BE-së.

Fillimisht Irlanda, banorët e të cilit e refuzuan dhe më pas Republika Çeke dhe Polonia. Kujtojmë se presidenti çek e miratoi këtë Traktat vetëm pak javë më parë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›