E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama model i regresit historik

Deputetja e PD-së, Adriana Gjonaj tha se “në përpjekje për t’i shpëtuar batakut të mëkateve të jetës së tij dhe gjëmave që i ka shkaktuar të afërmve të familjes, Rama po kërkon mbështetjen e deputetëve socialistë të cilët me zërin e mekur, nuk mund të mbulojnë të vërtetat e deformimit moral të këtij njeriu” .

Gjonaj shtoi se “çdokush mund ta mëshirojë Z.Rama për veset e tij vetëshkatërruese , por të jetë i sigurt se përpjekjen e tij për shkatërrimin e Shqipërisë nuk do ta mëshirojë askush”.
   
Deputeti Luciano Boçi gjatë prononcimit tha se “ Rama ka si model të punës revanshizmin dhe anarkinë që shkel ligjet e shkruara të këtij kombi, prandaj edhe nuk mund të jetë kurrsesi përfaqësues i vlerave politike të shoqërisë sonë, të familjes, pronës dhe traditës”, duke shtuar se “modeli Rama është modeli i regresit historik dhe social në vendin tonë”.

Gjithashtu edhe deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli e cilësoi kreun e Opozitës, Edi Rama si një model anarkist dhe fatkeqësi për opozitën, duke thënë se “ është detyrim i çdo folësi publik që të denoncojë përpjekjen e Ramës që agresivitetin e tij vetiak , agresivitet që i buron nga deficenca dhe amoraliteti ta trasnferojë në agresivitet politik”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›