E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Nuk do bojkotojmë zgjedhjet, Berisha mos të prekë asnjë votë

Ilir METAKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur për gazetarin Sokol Balla në Top Story, ka deklaruar se opozita nuk do ti bojkotojë zgjedhjet. Ndërkohë, kreu i LSI-së, ka përdorur tone të ashpra ndaj mazhorancës për shkarkimin e Ilirjan Muhos si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Madje ai deklaroi se prishja e KQZ-së është ajo që i dëmton më së shumti zgjedhjet. Me tone të ashpra ndaj ish-aleatit, Meta tha se ai kërkon të ketë kontroll absolut mbi çdo institucion. Sakaq Meta ka vënë në dukje se kryeministri Berisha duhet ta kuptojë se shumica është në popull. E majta është shumicë, pavarësisht historive problematike të saj, tha Meta, duke shtuar se opozita është e bindur se do të garantojë një rrotacion.

Z. Meta këto ndryshime që ju dhe partneri juaj kryesor politik tashmë z. Rama reklamoni janë vënë në dyshim nga ajo që po ndodh me KQZ-në. Në fakt, argumenti i dytë i mazhorancës, përveç atij të parit politik, ishte dhe një argument që bazohet te kodi dhe te fakti se z. Ilirian Muho kishte gënjyer për CV-në e tij. A e konsideroni ju një gafë të z. Muho dhe LSI-së për të propozuar një kandidat që kishte një cen të tillë, ku së paku mazhoranca arriti të kapej dhe të ketë një argument teknik për shkarkimin e tij?
Lidhur me pretendimet e pseudomazhorancës aktuale, sepse nuk do të isha i sinqertë nëse do të quaja mazhorancë, duhet të them se e gjithë sjellja e tyre e reflekton në mënyrë të qartë se kanë humbur logjikën, kanë humbur kontrollin mbi arsyen dhe çdo lloj përgjegjësie përpara vendit, duke e ndjerë pikërisht atë që nuk e pengojnë dot atë ndryshim që do të ndodhë në 2-3 muajt e ardhshëm. Atë rotacion të domosdoshëm, të pashmangshëm dhe të sigurt. Ajo që ndodhi me dhunimin e pavarësisë së KQZ-së ka të bëjë me prishjen e standardit të zgjedhjeve në mënyrë antiligjore, në mënyrë antikushtetuese dhe të mënyrë të njëanshme. Nuk ka për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Natyrisht do të ketë një ndikim, por ai ndikim do të jetë pozitiv në drejtim të një angazhimi shumë më të madh të të gjithë opozitës së bashkuar dhe qytetarëve që nuk mund të pranojnë atë arrogancë të jashtëzakonshme që kanë parë atë ditë në parlament apo që mund ta kenë parë edhe sot gjatë zhvillimeve të seancës plenare deri në përçudnim të institucioneve që duhet të punojnë në bazë të ligjit dhe në bazë të procedurave demokratike. Për rastin konkret është një gënjeshtër e madhe preteksti se ky person kishte një problem ligjor. Absolutisht, ishte një mashtrim i hapur ajo që ka ndodhur e cila erdhi si reagim pas panikut të një kundërshtimi të gjerë dhe të ashpër për iniciativën e politizimit ekstrem të KQZ-së përmes gjoja arsyetimit se KQZ-ja është politike dhe anëtarët janë përfaqësues partish. Gjë që bie në kundërshtim me përcaktimin e Kushtetutës dhe të vetë kodit të miratuar me konsensus. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një masë administrative të marrë ndaj zotërisë në fjalë në kohën kur ka qenë prokuror i rrethit të Fierit, jo për një përgjegjësi të tij të drejtpërdrejtë, por për një vlerësim në atë kohë të një akti disiplinor që ky duhet të kishte marrë ndaj një prokurori të një çështje të caktuar. Dhe më pas ky prokuror, i cili gjithashtu është shkarkuar, e ka fituar në Gjykatën e Lartë të drejtën e tij. Edhe në rast se ekzistonte kjo, sepse këtu nuk ka asnjë fshehje, ka qenë një dekret publik madje, është botuar edhe ditën që është diskutuar emri në komisionet parlamentare në mediat opozitare, pra në media si të thuash më pranë PS-së. Nuk ishte diçka e panjohur. Nuk është se ky person është pyetur për rastin në fjalë, sepse po të ishte pyetur do të kishte dhënë sqarimet përkatëse. Në rastin në fjalë për të kuptuar standardin e vërtetë moral të kësaj pseudomazhorance, unë mund të tiu them se kryetari i mëparshëm i KQZ-së, që unë nuk dua tia përmend emrin edhe pse ai njihet mirë nga të gjithë, por nuk do të doja të hyja në këtë gjë pasi kam parë se ai me shumë pasion ka dalë këto ditë për të bindur njerëzit se KQZ duhet të jetë vetëm politike, i propozuar nga kjo mazhorancë që ka drejtuar dy palë zgjedhje ka qenë i arrestuar nga ish-presidenti Sali Berisha, ka qenë i dënuar në atë kohë nga qeveria e z. Berisha dhe ka qenë i shkarkuar. Megjithatë askush nuk e ka më të drejtën sepse edhe për ata që shkarkohen ekziston rehabilitimi pas një kohe të caktuar. Kështu që nuk ekziston asnjë pretendim i tillë. Kjo tregoi dhe provoi qartë atë shqetësim që ne bëmë publik apo motivimin kryesor të përfundimit të kësaj marrëveshjeje me PD-në përveç kohës fizike. Tregoi edhe bindjen se PD po kalonte në një arrogancë të papërmbajtur në cenimin e institucioneve. Përmes një qendre të vetme politike synonte dhe po synon të kontrollojë të gjithë jetën politike, institucionale, mediatike dhe çdo gjë tjetër. Ky përbën një shqetësim të madh për demokracinë, për standardet evropiane që duhet të ketë shoqëria jonë. Jemi në këtë moment që standardi i zgjedhjeve është dhunuar por absolutisht që kjo nuk do ta pengojë ndryshimin, rotacionin, sepse jam i bindur se opozita është jashtëzakonisht e motivuar dhe i ka të gjitha mundësitë dhe instrumentet për të arritur një fitore peblishitare dhe për ta mbrojtur atë në mënyrë të jashtëzakonshme.
Çfarë do të ndodhë tani me KQZ-në? Do të propozojë LSI emra të rinj?
LSI nuk mund të bëhet pjesë e legjitimimit të një farse. Nuk kemi më KQZ. Ai nuk është më siç e parashikon Kushtetuta dhe Kodi, një institucion i pavarur. Nuk është dhunuar thjesht një person. Është dhunuar institucioni dhe ky ka qenë edhe shkaku i reagimit individual të anëtarëve të tjerë të KQZ-së. Përpjekja për të kontrolluar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme KQZ-në nuk mund të legjitimohet jo nga LSI-ja por edhe nga e gjithë opozita.
Çfarë mund të bëjë opozita? Po shikojmë që po braktisni çdo gjë.
Opozita nuk braktis asgjë, veçanërisht betejën për zgjedhje të lira. Ajo do të shumëfishojë forcat dhe energjitë e saj. Opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve por afrimin e tyre nëse ka mundësi. 23 qershori u duket të gjithëve shumë larg. Opozita i ka të gjitha kapacitetet dhe instrumentet për të garantuar edhe një votë të vetme në të gjithë territorin. Ajo që po ndodh është që sot të gjithë prozhektorët brenda dhe jashtë vendit janë të përqendruar tek Sali Berisha, njeriu që po shkatërron zgjedhjet, njeriu që kujton se vetëm duke pasur kontroll absolut mbi çdo institucion do të arrijë të imponojë shumica që nuk ekzistojnë. Të gjitha zgjedhjet historikisht kanë treguar qartë që PD është pakicë dhe e majta shumicë pavarësisht nga historitë, problematikat e saj në vitin 2005 apo në vitin 2009. Pra nëse ai do ta mbajë KQZ-në kështu siç do nuk ka asnjë problem. Le të shtojë edhe tre të tjerë, ta bëjë 7 me 0. Meqenëse kishte nostalgji për këtë lloj KQZ-je, siç ka qenë deri në vitin 96-97, por kjo nuk është kjo kohë. Opozita sot është në një stad tjetër dhe është tepër e bindur që do të garantojë një rotacion të pashmangshëm dhe të sigurt. Unë mendoj se jemi ende herët për të komunikuar më shumë detaje. Por për një gjë të jeni të bindur, opozita nuk ka asnjë qëllim që të bojkotojë zgjedhjet, apo të shesë zgjedhjet, përkundrazi. Opozita do të jetë në gjendje të mbrojë votat e të qytetarëve shqiptare. Mjerë ai që do të prekë edhe një votë të vetme!
Kur thoni kështu, keni parasysh kryeministrin Berisha?
Unë kam parasysh cilindo që mendon se mund të vërë dorë mbi një fletë të vetme votimi. Kaq kam parasysh, asgjë tjetër.
Me çfarë do të përballet?
Do të përballet me ligjin dhe me të gjithë qytetarët. Unë mendoj se këto ata që kanë kurajë për ti provuar, le të provojnë. Nuk ka asnjë problem. Ne kemi të drejtë të kërkojmë zbatimin e ligjit, kemi të drejtë të kërkojmë respektimin e stan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›