LSI, Meta: Qeveria, 400 mijë $ një kompanie amerikane për të dezinformuar SHBA-të
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim në qytetin e Kuçovës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i kandidatëve për deputetë në Qarkun e Beratit. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi kandidatët, Nasip Naço, Gledjon Rehovica, Selfo Kapllani, Silva Caka, Lefter Kuqo, Valbona Papa, Mimoza Veliko dhe Emiljano Kamsi.
Kandidatët
Në fjalën e tij z. Meta përshëndeti kandidatët duke vlerësuar secilin për vlerat e tyre.
“Ne jemi vërtetë krenarë që kemi në listën tonë të kandidatëve për deputetë, një prej intelektualëve më të mirë dhe më të shquar të Kuçovës, Selfo Kapllanin, i cili kam bindjen se do të jetë përfaqësuesi juaj në parlamentin e ardhshëm dhe do të flasë në tribunën e kuvendit të ri, ku do të shkojë me votën tuaj pas 23 qershorit. Është shumë e rëndësishme që Kuçova të ketë më në fund vendin që i takon në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ky vend i ka munguar prej kohësh”, tha kryetari i LSI-së.
Z. Meta u shpreh se Kuçova nuk është një qytet i zakonshëm. Sipas tij ajo ka qenë një qendër me shumë tradita punëtore, por ka qenë një qendër shumë e rëndësishme intelektuale. “Kanë qenë me qindra intelektualë, inxhinierë, arkitektë, të cilët kanë kontribuar shumë për zhvillimin ekonomik të gjithë vendit, të industrisë ë naftës dhe industrive të tjera. Ndaj Kuçova i ka të gjithë potencialet që të gjallërojë jetën e saj ekonomike dhe sociale, sepse prioriteti ynë kryesor do të jetë nxitja e punësimit dhe hapja e vendeve të reja të punës. Sepse kjo është e vetmja rrugë që ky popull punëdashës dhe duarartë të jetë i angazhuar çdo ditë për një të ardhme të cilën e ndërton vetë dhe për të cilën ka nevojë për mbështetjen e qeverisë dhe të shtetit”, tha Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Punësimi
Sipas z. Meta kjo krizë ekonomike, financiare, evropiane dhe botërore tregoi në mënyrë të qartë se tregu nuk mund të zgjidhë çdo gjë. “Se roli i shtetit, se politikat e qeverisë, sidomos ato rregullatore janë të domosdoshme për të evituar kriza të tilla financiare dhe rritjen e problemeve sociale. Ndaj LSI-ja ka një plan të qartë për punësimin, i cili do të zbatohet edhe në qytetin e Kuçovës, ku ka një kërkesë të madhe për punë, ku ka fuqi punëtore të gatshme dhe të kualifikuar dhe ku me mbështetjen më të madhe nga ana e qeverisë ne do të bëjmë të mundur hapjen e shumë aktiviteteve të reja, hapjen e shumë bizneseve të reja të cilat do të ndryshojnë jetën e popullit të Kuçovës”, vijoi ai.
Abuzimi me fondet per lobim
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se qytetarët janë ngopur me gënjeshtra dhe me mashtrime.
“Jam i bindur që qeshni kur dëgjoni se si Berisha ju flet yjeve duke harruar qytetarët këtu në Kuçovë dhe në të gjithë këto zona. Në muajin dhjetor ne deputetët e LSI-së vendosëm veton për buxhetin që do të kalonte në parlament, sepse nuk ishte parashikuar asnjë lek për rikonstruksionin e rrugës që lidh Lushnjen me Beratin dhe me Kuçovën, e cila ka qenë në gjendje katastrofike dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite”.
Mandej Meta tha se qeveria ka përdorur dhe fondin rezervë për një kompani amerikane me qëllim, lotimin ndaj Berishës.
“Pas ndërhyrjes sonë u vendosën në buxhet gati 5 milionë euro, por asgjë nuk ka ndodhur. Asnjë investim dhe rikonstruksion për këto rrugë të rëndësishme, për Kuçovën, për Beratin, nuk është realizuar ndërkohë që siç e keni ndjekur edhe ju nga mediat, vetëm para pak ditësh 400 mijë dollarë nga fondi rezervë që qeveria duhet të ruajë për emergjenca dhe fatkeqësi natyrore ia janë dhënë një kompanie në SHBA për të lobuar, për të dezinformuar SHBA-të sipas interesit të Kryeministrit që po largohet” .
Vizat me SHBA
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se kjo papërgjegjshmëri nuk mundet kurrsesi të zbukurojë atë realitet që çdo qytetar e prek çdo ditë dhe që është plot gropa. “Amerika ia ka hequr me kohë vizën doktorit, pavarësisht së ai premton se do t’u heqë vizat shqiptarëve me SHBA. Dhe kjo për arsye sepse përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme është e papranueshme, jo vetëm për perëndimin, por edhe për ne si qytetarë të një vendi që dëshiron dhe do të integrohet në Bashkimin Evropian”.
3 ligjet
Kreu i LSI tha se Berisha nuk ka interes për 3 ligjet, pavarësisht se akuzon opozitën për bllokimin e tyre.
“Shikoni sesa jo serioz është Berisha edhe më çështjen e integrimit. Ka akuzuar për një kohë të gjatë PS-në se nuk voton tre ligjet, por kur unë propozova prej dy javësh një kompromis të cilin Edi Rama e pranoi, që tre ligjet të votohen tani në këtë parlament, vetëm me një ndryshim, që ato të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri. Berisha bëri sikur nuk e dëgjoi këtë kompromis apo propozim dhe vazhdon atë refrenin e tij të vjetër duke thënë hajde votojini se unë tre ligjet i kam këtu. Në fakt, shqetësimi i tij nuk është integrimi evropian i vendit, por shqetësimi i tij është se si të shkojë në vendet e reja në Gjykatën e Lartë për të krijuar kolegjin Administrativ për zbatimin e ligjit për Gjykatën Administrative, njerëz si partiakë të besuar, të cilët në vend që të japin drejtësi do të jepnin padrejtësi dhe politikë”.
Rrotacion
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Kucova deklaroi se të gjithë duam të bëhemi një vend normal, duam të bëhemi një vend evropian, prandaj rrotacioni është i domosdoshëm, është i sigurt dhe është i padiskutueshëm.
“Ndaj duke votuar për LSI-në dhe për Aleancën për Shqipërinë Evropiane, ju keni votuar që Shqipëria të hyjë në një stad të ri të zhvillimit të saj demokratik por edhe ekonomik, ju keni votuar për një qeveri të re, e cila do ta ketë Kuçovën në vëmendjen e saj dhe prioritet të saj dhe e cila do të kujdeset për të gjithë Qarkun e Beratit, në mënyrë të veçantë. Ndaj kemi nevojë për votat tuaja, kemi nevojë për mbështetjen tuaj.
Fitorja është e padiskutueshme. Koalicioni i Aleancës për Shqipërinë Evropiane është koalicioni më i gjerë që ka ndodhur ndonjëherë, në këto dy dekada të pluralizmit politik në vend. Për herë të parë të gjitha forcat e së majtës janë në një koalicion, por ky është një koalicion edhe më i gjerë sesa e gjithë e majta”.
(d.b/BalkanWeb)