Dështon sërish gjyqi, Dritan Dajti: Gjyqtarët po abuzojnë me procesin
TIRANË- Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.
Shkak i dështimit të seancës së radhës u bë mungesa e 2 avokatëve mbrojtës Duke Cenaj dhe Skënder Alimetaj, ndërkohë që vetë Dajti akuzoi gjyqtarët se po abuzojnë me procesin.
Prej më shumë se një viti e gjysmë, asnjë seancë gjyqësore ndaj Dajtit, i cili akuzohet se vrau katër oficerë policie, nuk është zhvilluar. Shkak bëhen avokatët e caktuar nga gjykata, të cilët, në shumicën e rasteve nuk paraqiten, apo refuzojnë ta marrin në mbrojtje të akuzuarin.
Dritan Dajti nuk zgjedh avokat, me justifikimin se nuk ka para për ta paguar.
(e.m/BalkanWeb)