E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Mungesa e Rames, mesazh humbjeje

Nenkryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, komentoi dje mungesen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne listat per deputet, duke e cilesuar si aspak dinjitoze, qe kryetari i partise te mos kandidoje ne krye te partise se vet. Nepermjet nje deklarate per mediat nga qyteti i Fierit, megjithese nuk deshironte te komentonte veprimin e kryesocialistit Rama, sipas Priftit, eshte veprim qe e ka gjykuar vete ai dhe Partia Socialiste. "Normale do te ishte ne krye te kandidimit ne krye te PS-se, sepse duke mos qene, jep nje mesazh humbjeje", komentoi Dritan Prifti mosqenien e kryesocialistit ne listat e kandidateve per deputet. Sipas tij, shume njerez mendojne se duke mos qene ne krye te kandidimit, Rama parashikon humbjen ne zgjedhje dhe per kete arsye nuk do te lejoje te largohet nga pushteti qe ka ne krye te Bashkise se Tiranes. "Megjithate ky eshte qendrimi i selise roze e i vete kryetarit te saj dhe une nuk dua ta paragjykoj", tha kryesuesi i listes per Levizjen Socialiste per Integrim ne Qarkun e Fierit, Prifti. Duke folur per ceshtjen me te nxehte politike te diteve te fundit, mbi listat e kandidateve, ai foli per listen e kandidateve qe LSI ka per Qarkun e Fierit, ku vleresoi figurat, qe sipas tij nuk jane te importuara thjesht per nje mandat elektoral si dy partite e medha politike. Gjate konferences se zhvilluar per mediat, Prifti ka komentuar dhe afrimin ne zonen elektorale te Fierit, te Gramoz Rucit nga Partia Socialiste dhe Sokol Olldashit, nga Partia Demokratike. "Pasi humbi bashkia e Tepelenes dhe ajo e Memaliajt, per shkak te Gramoz Rucit. Tani zoti Ruci vjen ne Fier per te qene i sigurt ne fitore, pasi eshte i pari ne listen e ketij rrethi", komentoi Prifti. Ai e cilesoi kete veprim si jo te moralshem nderrimin e zonave cdo kater vjet, per te siguruar mandatin per deputet dhe per t'i braktisur ata perseri. "I pamoralshem eshte edhe vendimi i Sokol Olldashit, i cili nuk ka asnje lidhje me Fierin. Ka qene deputet, perfaqesues i Shijakut dhe nje dite pas zgjedhjeve i ka fikur telefonin atyre qe e votuan dhe nuk eshte marre asnje here me kete komunitet", shpjegoi levizjen e kandidatit kryesues te Partise Demokratike te listes, per Qarkun e Fierit, zyrtari i LSI-se. Sipas tij, kjo eshte hile elektorale per te perfituar nje mandat te sigurt, duke mos bere detyren ne mandatin e meparshem. "Une mendoj qe forcat e tjera politike jane tallur me komunitetin e Fierit, e kane tallur Fierin duke importuar kandidate si Gramoz Ruci e Bashkim Fino etj, qe mbahen si figura te medha, por qe per turp nderrojne zonat e tyre elektorale, cdo kater vjet", perfundoi fjalen e tij, nenkryetari i LSI, Dritan Prifti.

Rama: Pse nuk jam ne listat e kandidateve per deputet

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka shpjeguar arsyen pse nuk eshte ne listat per deputet, por ka theksuar se ne kete sfide eshte per te marre mandatin e kryeministrit, per te qeverisur Shqiperine dhe Tiranen. "Do te qeveris kryeqytetin ne bashkepunim me kryetarin e ardhshem te bashkise se Tiranes, i cili do te jete kryetari i bashkise qe ne do t'i propozojme kryeqytetit", tha Rama. Sipas tij, nese do te nderpriste kontraten me qytetaret, do te duhej qe Tirana te zhvillonte zgjedhje, po tani dhe ne po ate dite, plus- minus disa dite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›