Portugalia, Kuzhe nis reformat e para
Me interes pritet lista e pare qe do te shpalle trajneri kroat ne fund te muajit, sidomos ndryshimet e para, ne vigjilje te ndeshjes me Portugaline. Pritet qe nje ose dy emra nga kontingjenti i titullareve, t'i japin lamtumire fanelles kuqezi. Erjon Bogdani, ndaj portugezeve do te rikthehet me siguri, pasi ka marre levdata nga ana e trajnerit qe e njeh me mira nga te gjithe te tjeret, duke qene se e ka pasur futbollist ne Kroaci, pak vite me pare. Gjithsesi, sulmuesi i Kievos deklaroi se nuk eshte ky fakti qe e ben optimist ate, per t'iu rikthyer kuqezinjve, por aktivizimi dhe forma e mire qe po kalon me Kievon, ne nje kampionat prestigjioz si Seri A. Ne fakt edhe paraardhesi i Kuzhese, Ari Han e kishte ftuar ne te gjitha ndeshjet lojtarin e Kievos, duke perjashtuar ndeshjet e fundit, pas se cilave edhe u shkarkua. Bogdani gjate pjeses se pare te ketij sezoni ka qene ne stolin e rezervave. Sakaq Hamdi Salihi, me paraqitjen e fundit do ta kete te sigurt rolin e tij, si sulmuesi kryesor i kuqezinjve, ne perballjen me Portugaline.