E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Në BE nuk shkohet me këngën e Rushdies

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI Luan Rama në një konferencë për shtyp theksoi se procesi kompleks i reformave integruese dhe europianizues të vendit ka nevojë për angazhimin dhe kontributin e të gjithë aktorëve politikë parlamentarë, pra domosodoshmërisht edhe për Partinë Socialiste dhe rolin e saj si opozitë e votuar.
Debati i pavend nën refrenin e Rushdies dhe retorika boshe që e shoqëron atë dëshmojnë edhe një herë se sa refraktar dhe inkoherent është qëndrimi i lidershipit socialist, i cili i vënë tërësisht nën tutelën e interesave të ngushta të Kryetarit josocialist të Partisë Socialiste, po përpiqet që pasi e transferoi krizën e kryetarit në Partinë Socialiste, ta transferoje atë edhe në institucionet legjitime të vendit" theksoi Rama.
Sipas tij vendi ka nevojë për reforma që përshpejtojnë procesin e integrimit europian dhe për pjesëmarrje ne institucionet politikbërëse. Ai shtoi gjithashtu se vendi ka nevojë për kontribute që e ndihmojnë dhe jo qe e pengojnë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›