Meksi, PS: "Kavalieri" Berisha e la kalin 6 muaj pa ngrënë
Deputetja e PS-së Ermelinda Meksi deklaroi sot se "prej kohësh Partia Socialiste e ka paralajmëruar qeverinë Berisha për të parandaluar dhe minimizuar, nëpërmjet politikave të matura financiare -buxhetore efektet e krizës financiare botërore në ekonominë tone".
Por, tha ajo, "padëgjueshmëria" e qeverisë dhe veçanërisht papërgjegjshmëria e Ministrit të Financave përkeqësuan situatën makroekonomike që po kalon vendi duke dhënë efekte të forta në rritjen e çmimeve, zhvlerësimin e monedhës kombëtare, rritjen e papunësisë, thellimin e borxhit publik dhe rritjen e interesave të tij.
"Apeli publik për të disatën herë i Partisë Socialiste për më shumë kujdes e maturi në trajtimin e ekonomisë, mori si përgjigje deklarata absurde dhe megalomane për imunitetin e Shqipërisë nga kriza, rritje "dyshifrore" dhe deri"lënie në bisht" të Francës e Gjermanisë", u shpreh Meksi.
Sipas saj, problemi i glorifikimit të ekonomisë dhe mos marrja parasysh e impaktit të krizës nuk mbeti vetëm para dhe gjatë fushatës zgjedhore por edhe në muaj në vijim duke e çuar ekonominë në buzë të greminës: me mosrealizim të ardhurash, fryrje shpenzimesh, thellim deri në kërcënim të borxhit, zhvlerësim të lekut dhe rritje të fortë të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
"Skandali thellohet të fakti që shtesa e shpenzimeve buxhetore për vitin 2009 është realizuar në periudhën parazgjedhore duke zbuluar qëllimin se përse qeveria nuk pranoi krizën, por përkundrazi fryu shpenzimet për arsye elektorale për të fituar me çdo kusht zgjedhjet e radhës. Ky është modeli i qeverisë Berisha në 2009, i cili i ngjan si dy pika ujit sjelljes së Presidentit Berisha në 1996. Kjo, pra, është praktika ekonomike e " kavalierit" tonë, që e ushqeu kalin vetëm në gjysmën e parë të vitit dhe po e lë atë pa ngrënë në gjysmën e dytë", u shpreh Meksi.