Deputetët e PS, sot sërish në parlament

Tiranë, 4 mars, NOA Update - Partia Socialiste do të marrë pjesë edhe në seancën e sotme të Kuvendit, ashtu siç bëri një javë më parë kur 64 deputetët e saj kryen betimin dhe më pas, pasi paraqitën dy nismat për hetimin parlamentar të zgjdhjeve, e bojkotuan sërish atë.
Vendimi për hyrjen e sotme në Kuvend është marrë nga grupi parlamentar socialist, mbledhja e të cilit ka përfunduar pak minuta më parë.
Ndërkaq, hjatë seancës së sotme, pritet që
Kuvendi të miratojë disa projektligje të rëndësishme, që kërkojnë shumicë të
cilësuar votash, por ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës
rreth tyre.
Grupi ka vendosur që Partia Socialiste të marrë pjesë në kalendarin tre javor
të Kuvendit dhe më pas do të braktisë ose jo karriget në parlament, nëse
kërkesat e saj do të pranohen nga mazhoranca.
Dy ditë më parë, Konferenca e Kryetarëve vendosi që në seancën e 18 marsit, të merren për diskutim dy nismat ligjore të Partisë Socialiste.
I pranishëm në këtë seancë ka qenë vetë kreu i ri grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, sipas të cilit opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e hapjes së kutive dhe pretendon se dy nismat e paraqitura prej saj në Kuvend e zgjidhin ngërçin e krizës politike në vend.
n.e/NOA