E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Nuk ka kundërshti me PS-në, Haxhinasto:Kemi gjetur gjuhën e përbashkët

Edhe pse duhet të paktën 2 muaj deri sa të marrin në dorëzim qeverinë, të majtët kanë përveshur mëngët për të detajuar planin e punës për 300 ditët e para të qeverisjes.

Detyra i është besuar anëtarit të kryesisë së LSI Edmond Haxhinasto, dhe sekretarit për programin në PS Ilir Beqja.

Haxhinasto, tha për mikrofonin e Ora News se LSI-ja dhe PS-ja deri më tani janë në sinkron për prioritetet e 300 ditëve të para të qeverisjes, ky kryesori mbetet punësimi.

Edhe pse LSI e kundërshtoi fillimisht idenë e hedhur nga socialistët për taksimin progresiv, Haxhinasto thotë se 2 partitë e majta kanë gjetur gjuhën e përbashkët jo vetëm për taksimin, por edhe për shërbimin shëndetësor falas, gjithashtu të propozuar nga PS-ja.

Edhe ILIR Beqja, bashkëhartues i planit të punës së qeverisë së majtë, i tha Ora News se PS dhe LSI janë në konvergjencë të plotë për piketat e qeverisjes së 300 ditëve të para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›