LSI: Opozita të rikthehet në Kuvend

LSI i kërkon opozitës t'i rikthehet Kuvendit duke vlerësuar se e vetmja zgjidhje për shqetesimet e saj për autonominë e pushtetit vendor është debati parlamentar. Nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto duke i cilësuar si një bllof politik deklaratat e opozitës për bllokim të shërbimeve në bashkitë e drejtuar nga përfaqësuesit e PS-së, ka theksuar se të gjitha shqetësimet e saj për cënimin e pavarësisë së pushtetit lokal duhen debatuar në Parlament.
Që prej miratimit të paketës fiskale në fillimin e kësaj legjislature , opozita dhe kryetarët e bashkive të zgjedhur në këto poste si përfaqësues të PS-së, kanë protestuar ndaj masave të marra nga maxhoranca duke i cilësuar ato si cënim të autonomisë, duke kërcënuar edhe me bllokim të shërbimeve ndaj qytetarit.