Qeveria luftë abuzimit me ndihmën ekonomike

Qeveria "Berisha" ka filluar reformimin e sistemit të ndihmës ekonomike, duke luftuar më së pari abuzimet me skemën aktuale. Gjatë mbledhjes për reformimin e sistemit të ndihmës sociale dhe luftën kundër mjerimit , kryeminisstri Berisha ka deklaruar se është e papranueshme që edhe anëtarët e këshillave bashkiake apo të komunës përfitojnë nga ndihma sociale. Sipas tij ndihma ekonomike duhet të përfshijë të gjitha detyrimet që familjeve në nevojë u lindin me shtetin duke filluar nga shkollimi, energjia dhe të gjitha aspektet e tjera të jetesës së tyre që janë të papërballueshme.
Në skemën e re të ndihmës ekonomike përparesi sipas kryeministrit do të kenë familjet në zonat rurale të cilave duhet t'u sigurohet gruri mbi bazën e kritereve të caktuara. Gjithashtu ndihmë do të marrin edhe kategoria e nënave me shumë fëmijë jetimë .